fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 July, 2022 11:16 Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë
  • 4 July, 2022 11:12 Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni
  • 4 July, 2022 11:05 Konjufca e uron 4 korrikun: ShBA-ja, fanar i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit
  • 4 July, 2022 11:02 Beogradi i reagon Kurtit pasi iu drejtua serbëve me një video për targat
  • 4 July, 2022 11:00 Nervozohet Brnabiq me vendimin e Kosovës për targat
  • 4 July, 2022 10:52 Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova
  • 4 July, 2022 10:51 Osmani: Sot populli i Kosovës iu bashkohet me gjithë zemër amerikanëve në festimin e 4 korrikut
  • 4 July, 2022 09:17 Këngëtari i njohur do të bëhet baba, partnerja e tij shihet me barkun e rrumbullakosur
  • 4 July, 2022 09:15 Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka
  • 4 July, 2022 09:09 Drita Ziri zgjidhet Miss Shqipëria 2022
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Memli Krasniqi e emëron Arben Mustafën, Koordinator të Departamentit për Financa në KQM
7 June, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, përmes një konference për media, ka prezantuar aderimin e ri në këtë parti, ekonomistin Arben Mustafa.

Kryetari i PDK-së ka njoftuar njëkohësisht se Mustafa do të marrë edhe përgjegjësi shtesë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, si Koordinator i Departamentit për Financa.

Krasniqi ka thënë se sot, Kosovës i duhen profesionistë, djem e vajza të reja, që me njohuritë dhe përvojën e tyre, kontribojnë për vendin, hapin rrugë të reja për zhvillim ekonomik dhe promovojnë qeverisjen e mirë.

“Që vizioni ynë ekonomik e zhvillimor të jetësohet, pa dyshim që na duhet një menaxhim dhe shpërndarje e mirë e buxhetit dhe parasë publike, dhe hartim i politikave të duhura fiskale, të cilat krijojnë kushtet për stabilitet financiar dhe rritje ekonomike. Këtë objektiv do ta përmbushim përmes Departamentit për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Kam kënaqësinë sot që të prezantoj koordinatorin e këtij departamenti, profesorin e dalluar të ekonomisë, Arben Mustafa, i cili me një bagazh të gjerë profesional e intelektual, në bashkëpunim me ekipin e tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës sonë për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet për KQM-në”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se një kuadër i tillë si Arbeni, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në Kosovë, i bën nder Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, Mustafa, në prezantimin e tij ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për besimin dhe mundësinë që të bëhet pjesë e kësaj platforme, e cila në thelb të saj ka ndërtimin dhe ofrimin e një modeli të ri qeverisës, me qendër qytetarin dhe shtetin.

“Dëshira dhe vullneti i madh për të kontribuar në ndërtimin e një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e ekonomisë së vendit, më ka shtyrë që bagazhin tim profesional ta vë në funksion të Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Partisë Demokratike.”, ka thënë Mustafa. Më tej, ai ka thënë se ekonomia e Kosovës ka sfida të mëdha, e këto sfida kërkojnë përgjigje profesionale e të bazuara në eksperiencë, pra, përgjigje joeksperimentale. “Departamenti i Financave ka ide dhe vizion të qartë që të punojmë që ekonomia e vendit të sigurojë të ardhura e mirëqenie të lartë për qytetarët, duke e ruajtur parimin e ekonomisë së tregut, duke rritur efiçencën e sektorit publik dhe duke ju përgjigjur mirë ndryshimit të nevojave zhvillimore të sektorit privat. Këto janë parakushte për rritje ekonomike të fuqishme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirese.”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se propozimet programore do të jenë të orientuara që të sigurojnë financa të qëndrueshme publike, si faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe tregues i sjelljes së përgjegishme të shtetit ndaj taksave të mbledhura nga qytetarët.

Arben Mustafa ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato master dhe të doktoratës në Staffordshire University. Pothuajse për dy dekada, Arbeni ushtron funksione me rëndësi në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ofron ekspertizën e tij rreth zhvillimeve ekonomike dhe stabilitetit financiar. Njëkohësisht, ai është angazhuar edhe si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e mikro dhe makro ekonomisë, bankave dhe financave, dhe politikave monetare. Arbeni është autor dhe bashkëautor i dhjetëra punimeve shkencore, pjesëmarrës i disa konferencave ndërkombëtare, si dhe i çertifikuar në një mori trajnimesh në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies, të ofruara nga institucione me renome ndërkombëtare.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton
4 July, 2022

Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton

Tradhëtia është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin. Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi

Lajmet e fundit
  • Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë 4 July, 2022
  • SHBA porosit 105 mln doza vakinash, përgatitet për valën e vjeshtës 4 July, 2022
  • Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni 4 July, 2022
  • Goditet me 20 plumba një lokal në magjistralen Prishtinë-Ferizaj 4 July, 2022
  • Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë 4 July, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top