fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 December, 2019 11:41 Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave
  • 13 December, 2019 11:34 BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego”
  • 13 December, 2019 11:26 Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:24 Për një vit asnjë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:17 Shkolla “Faik Konica” nuk i përgjigjet grevës
  • 13 December, 2019 11:15 Kryeministri bullgar flet për NATO-n: Kosova është pas nesh
  • 13 December, 2019 11:11 Sot shënohet njëvjetori i miratimi të ligjeve për FSK-në
  • 13 December, 2019 11:07 Emërimi i 79 noterëve të rinj, në dorë të qeverisë së re
  • 13 December, 2019 11:04 Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
  • 13 December, 2019 11:03 Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Milaim Zeka flet pas gjykimit: Me pas mashtru unë dikënd, e kisha vra veten
29 October, 2018

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur pas shqyrtimit fillestar në gjykimin e tij dhe Ilir Krasniqi e Edmond Kërliu.

“Si ka mundësi, qe një vjet merret prokuroria e policia me emrin e Milaim Zekës dhe nuk arritë me gjet ende dëshmitarë që ma përmend emrin për të keq, një njeri që Milaim Zeka m’ka mashtru ose për viza, e ai mashtrues është Ilir Krasniqi,” ngritë dilemën vetë deputeti Zeka.

Ai vazhdon të pretendojë se po i bëhet një e padrejtë për ta denigruar moralisht.

“Qëllim i krejt këtij procesi është veç denigrimi moral, se juridik nuk mundet me ndodhë as në shtetet diktatoriale. Fakte as nuk ka, as nuk ka me pasë, se në jetën time nuk i kam borxhe askujt dhe nuk e kam mashtru në mënyrë absolute askënd,” shprehet Zeka.

Ai e quan absurde edhe akuzën ndaj Edmond Kërliut.

“Është e dhimbshme të akuzohet Edmond Kërliu, pse un kom ble banesë me konto tem. Nëse unë veç andërr me pas pa me mashtru dikend, jo për vizë, po për çfarëdo mashtrimi e kisha vra veten. Kjo është krejt për shkak të temave që i kam ngrit, e që kanë të bëjnë me telekomin, KEK-un,” është shprehur deputeti Zeka.

Deputeti Milaim Zeka dhe dy të akuzuarit tjerë janë deklaruar të pafajshëm kundrejt aktakuzës për mashtrim e pastrim të parave.

Sot u mbajt shqyrtimi fillestar në gjykimin e deputetit të Nismës, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kërliut.

Të tre këta në këtë seancë u deklaruan se nuk e ndiejnë veten fajtorë për veprat për të cilat akuzohen

Kujtojmë se herën e kaluar kishte dështuar mbajtja e kësaj seance gjyqësore për arsye se në atë kohë Milaim Zeka ndodhej në paraburgim në lidhje me një rast tjetër, ku ai dyshohet për kanosje ndaj një prokurori.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, për veprat penale mashtrimi, shmangia nga tatimi si dhe për veprën penale pastrimi i parave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin si agjenci punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu kishte propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro./EO

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori 13 December, 2019
  • Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave 13 December, 2019
  • Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani 13 December, 2019
  • BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego” 13 December, 2019
  • Daçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës 13 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top