fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 27 January, 2021 16:09 VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme
  • 27 January, 2021 15:59 PAI dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së
  • 27 January, 2021 15:57 Apeli vërteton aktakuzën në rastin e ish-ministrit Nenad Rikalo dhe të tjerëve
  • 27 January, 2021 15:00 Pasi u deklarua transgjinor, Elliot Page po shkurorëzohet nga bashkëshortja
  • 27 January, 2021 14:54 Haxhi Avdyli: Isa Mustafa është i zoti me manipulimin e njerëzve
  • 27 January, 2021 14:52 ”Trutë në tokë t’i kisha qitë”, Osmani kërcënohet përmes facebookut
  • 27 January, 2021 14:39 Hoxhaj uron Blinken: Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare
  • 27 January, 2021 14:27 Ahmeti: Në momentin që hapet Thesari do të kryhet pagesa për të prekurit me COVID-19 dhe bizneset
  • 27 January, 2021 14:25 “Ditë të bardha po vijnë”, Vjosa Osmani lajmërohet me një foto
  • 27 January, 2021 12:27 Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Mini-hidrocentarlet në Ballkan shkatërrojnë lumenjtë e fundit të virgjër të Europës
16 August, 2018

Lumenjtë e fundit të virgjër të Europës janë në Ballkan. Tani, siç shkruan DW, ata kërcënohen nga shkatërrimi prej ndërtimit të mini-hidrocentraleve private. Qytetarët përreth brigjeve të lumenjve janë kundër.

Një mëngjes kantieri i ndërtimit ishte hapur. “Fillimisht askush në fshatin tonë nuk e dinte, se për çfarë po punohej”, thotë Tahira Tibold, kryetare bashkie e komunës Krushçica në Bosnjën Qendrore. Lumi që mban emrin e këtij fshati të vogël, shtrihet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra. Vetëm pas disa ditësh u bë e qartë, që atje po ndërtohej një shkallë dige për një të ashtuquajtur mini-hidrocentrali 10 MVA.

Mini-hidrocentralet janë komplekse me kapacitet deri në 10 Milivoltampere (MVA) . Ato funksionojnë sipas të njëjtit parim si edhe hidrocentralet e mëdha – vetëm se ato ndërtohen në lumenj të vegjël. Të tillë lumenj në formën e tyre origjinale të natyrshme në Europë gjenden vetëm në Ballkan.

Kur banorët e Krushçicës e realizuan se çfarë e priste “lumin e tyre”, u bë menjëherë e qartë që ndërtimet do t’i jepnin fund mënyrës së deritanishme të jetesës. Ndaj gratë e fshatit më 24 gusht 2017 bllokuan të vetmin kalim për tek kantieri i ndërtimit. “50 vetë prej natën u lidhën në urë njëra pas tjetrës”, tregon Tahira. “Mëngjesin tjetër u shfaqën 75 policë, ndër ta anëtarë të një njësie speciale dhe e liruan rrugën me forcë.”

Megjithëse portestueset gjatë largimit me forcë nga bllokada u plagosën, ato nuk u dorëzuan. Përkundrazi: me t’u larguar policët, aksioni në urë vazhdoi – dhe qytetarët e Krushçicës bënë kallëzim kundër menaxhuesit të kantierit.

Një vit më pas, në qershor 2018 gjykata përkatëse në Novi Travnik e pezulloi ndërtimin e centralit. sipas bindjes së gjyqtarit popullsia e prekur nuk ishin informuar përmes një procesi licencimi dhe as nuk ishin njoftuar mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Aktivistet – të emërtuara në media që prej fillimit të aksioneve si “gratë e guximshme të Krushçicës” – vazhdojnë të jenë skeptike dhe e vëzhgojnë urën natë e ditë. “Këtë ne do ta ndërpresim vetëm nëse marrëveshja me investitorin e hidrocentralit do të shpallet e pavlefshme”, thotë kryetarja e bashkisë Tibold.

Autoritetet gënjejnë

“Në fakt uji i lumenjve rrjedh për të gjithë. Por qysh në momentin, kur ndokujt i jepet një koncesion për përdorim, lumi rrjedh vetëm për poseduesin e koncesionit. Kjo do të thotë një privatizim i së mirës së përbashkët – në Ballkan po ndodh ndërkohë privaizimi më i madh e këtij lloji në Europë”, tërheq vëmendjen Ulrich Eichelmann nga OJQ-ja Riverwatch nga Vjena.

“Ndërtimi i mini-hidrocentraleve kërcënon lumenjtë e fundit të virgjër të Europës. 3.000 diga të vogla janë planifikuar ose janë në ndërtim që nga Sllovenia deri në Greqi”, sipas Eichelmann. Në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për Mjedisin EuroNatur dhe partnerët lokal në vendet e Ballkanit ai drejton fushatën “shpëtoni zemrën e kaltër të Europës”, për të ndalur valën e shkatërrimeve.

Sia rsye për dhënien në masë të koncesiioneve vlen, që interesat private në Ballkan favorizohen kundrejt atyre publike. “Autoritetet lokale këtu tek ne nuk e bëjnë punën e tyre ose nuk e bëjnë atë si duhet”, shpjegon Jelena Ivanić nga Qendra për Mjedisin në Banja Llukë të Bosnjës, “studimet e fizibilitetit që ato paraqesin, janë sipërfaqësore dhe pa asnjë kuptim”.

Përveç kësaj poseduesit e koncesiioneve shpesh janë të afërt me politikanët përkatës në pushtet në Bosnje, vëren Eichelmann. Madje studimet pëpr mjedisin falsifikohen. “Autoritetet nuk i vizitojnë asnjëherë vendet, ku do të ndërtohet. Në vend të kësaj ata i shkruajnë rapportet e tyre nga tavolina e punës. E kësisoj ata gënjëjne e mashtrojnë për të mundësuar ndërtimin”.

Si shembull Eichelmann përmend lumin Vjosa në Shqipëri. Përgjatë Vjosës do të ndërtohen 38 diga. Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 500 dhe në mbarë Ballkanin 3.000 ndër të cilat 91 për qind janë mini-hidrocentrale. Një e treta e tyre në fakt ndodhen në rajone që janë klasifikuar si zona të mbrojtura natyrore, si në parkun kombëtar në Mavrovë të Maqedonisë, përgjatë lumit boshnjako-kroat Una, përgjatë Kërkas në Kroaci apo Tarës në Mal të Zi.

Si funksionojnë këto projekte financiarisht?

“Secili, që ka mjaftueshëm para, mund të bëhet pronar i një mini-hidrocentrali”, shpjegon Jelena Ivaniq dhe shton, se investimi i nxjerr fitimet në shtatë vjet. Financimi bëhet përmes subvencioneve shtetërore dhe kredive nga institucionet kredituese si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, BERZH, apo edhe nga Banka Europiane e Investimeve, Societe Generale nga Franca, Uni Credit nga Italia, Raiffeisen dhe Erste Bank nga Austria si dhe KFë nga Gjermania.

“Këto institucione i financojnë projektet e hidrocentraleve, sepse energjinë e përftuar prej tyre e konsiderojnë si të ripërtërishme. Por energjia nga hidrocentralet nuk është e ripërtërishme, sepse natyra e shkatërruar nuk është e ripërtërishme”, tërheq vëmendjen Eichelmann.

Krahas shkatërrimit të natyrës kundër ndërtimit të mini-hidrocentraleve flet edhe fakti, që ato nuk janë rentabël. “Aktualisht ka shumë energji, çmimi për kilovat/orë tashmë nuk është as tre Cent të Euros”, shpjegon Eichelmann. “Ky çmim është kaq i ulët, sa askush nuk do të ndërtojë diçka për nivele të tilla çmimesh. Kësaj i shtohet edhe fakti, që qeveritë e involvuara duan t’i mbështesin burimet e energjive të rigjenerueshme ndaj dhe i subvencionojnë ato. Në Bosnje ndërkohë premtohen 9 deri në 10 Cent për kilovat/orë, tri herë më shumë se sa çmimi në treg. Kjo do të thotë: pa subvencione askush nuk do të ndërtonte asnjë digë.”

Nuk ka asnjë vend tjetër ku lobistët mund të shkojnë

Ballkani është një rajon i pastabilizuar politik, në të cilin sipërmarrësit mund të bëjnë para me projekte, që në BE nuk do të ishin të mundura. Lumenjtë në pjesën tjetër të Europës janë të izoluar tërësisht me diga. Nuk ka asnjë vend tjetër, ku të mund të shkojnë lobistët e hidrocentraleve, për të nxjerrë edhe më shumë para”, thuhet në filmin “Blue Heart”, i cili financohet nga Patagonia dhe ndërkohë po shfaqet në mbarë botën. (https://blueheart.patagonia.com/intl/de/film)

Pyetjes, se si mund ta bllokojnë projekte të tilla afrimin e vendeve të Ballkanit në BE, Eichelmann i përgjigjet: “Nga këndvështrimi i BE-së natyra në Ballkan duhet të mbrohet, në rast se këto vende duan të bëhen pjesë e Europës. Por kjo është vetëm njëra anë e së vërtetës, sepse në BE ka të tjera interesa, që nxisin angazhimin për ndërtimin e veprave të tilla, sepse deri në vitin 2020, 20 për qind e energjisë në Europë duhet të jetë e ripërtërishme – me çdo kusht. Kundërshtarët e kësaj ideje dhe ambientalistët janë shumë të dobët, për t’i mundur investitorët”, konstaton eksperti. “Komisioni Europian duhet të bindet, që lumenjtë në Ballkan janë një thesar i çmuar i Europës.”

Por deri atëherë do të jenë planifikuar e ndërtuar mini-hidrocentrale të rinj. Njëri ndër investitorët kryesorë është ylli i basketbollit nga Bosnja Mirza Teletoviq. “Ai mendon, se një investim i tillë ndihmon komunitetin lokal. Por kjo vetëm mund ta dëmtojë atë, nënvizon Jelena Ivaniq nga Banja Luka.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • “Në botën e Zlatanit s’ka vend për razicëm” Reagon Ibrahimovic për përleshjen me Lukakun 27 January, 2021
  • VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme 27 January, 2021
  • Gates: Pandemia e ardhshme mund të jetë 10 herë më e keqe se kjo 27 January, 2021
  • Mbi 2 mijë testime, 8 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Kosovë 27 January, 2021
  • PAI dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së 27 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top