fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 December, 2019 11:41 Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave
  • 13 December, 2019 11:34 BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego”
  • 13 December, 2019 11:26 Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:24 Për një vit asnjë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:17 Shkolla “Faik Konica” nuk i përgjigjet grevës
  • 13 December, 2019 11:15 Kryeministri bullgar flet për NATO-n: Kosova është pas nesh
  • 13 December, 2019 11:11 Sot shënohet njëvjetori i miratimi të ligjeve për FSK-në
  • 13 December, 2019 11:07 Emërimi i 79 noterëve të rinj, në dorë të qeverisë së re
  • 13 December, 2019 11:04 Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
  • 13 December, 2019 11:03 Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ministri Ismaili dhe drejtoresha e USAID shënonjnë progresin e madh të MSh-së në raportin e Auditimit
18 June, 2019

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një konferencë për shtyp, në të cilën janë paraqitur të gjeturat e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit 2018.

 

Raporti për vitin 2018 mbi pasqyrat financiare vjetore tregon një progres rrënjësor të Ministrisë së Shëndetësisë në krahasim me vitet e fundit.

Nga 27 rekomandime në vitin 2017, Ministria e Shëndetësisë ka përmbushur shumicën prej tyre. Kjo ka bërë që ZKA-ja të ndryshojë opinionin për Ministrinë e Shëndetësisë nga një opinion i kualifikuar (shkalla më e ulët e zbatimit) në 2017, në një opinion të pamodifikuar në vitin 2018 (shkalla më e lartë e zbatimit).

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë kësaj konference për media tha se ky përmirësim i opinionit të auditorit ka ardhur si rezultat i punëve të mira që janë kryer dhe luftës së suksesshme kundër korrupsionit.

“Ministria e Shëndetësisë ka treguar një përkushtim dhe dinamikë proaktive në implementimin e rekomandimeve të dhëna. MSh-ja ka trajtuar këtë çështje me devotshmërinë më të lartë duke dëshmuar që ndryshimet pozitive në sektorin e shëndetësisë janë të mundshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë ministri Ismaili.

Nga të gjeturat më të rënda të ZKA-së për Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2017 ka qenë edhe blerja e barnave me çmime abuzive, keqpërdorimi i avancave për udhëtime zyrtare, keqmenaxhimi i projekteve kapitale, furnizimi me barna pa sistem të mirëfilltë të shpërndarjes etj.

Raporti i vitit 2018 tregon një situatë tërësisht tjetër për Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ne kemi trajtuar me prioritet abuzimin me avanca të pajustifikuara për udhëtimet zyrtare gjatë viteve paraprake, kemi ndalur blerjen e barnave me çmime abuzive dhe kemi hartuar udhëzimin administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, duke shpëtuar miliona euro të shtetit dhe të qytetarëve, kemi nisur transformimin farmaceutik me mbi 100 barnatore të reja në QKUK për të vendosur një zinxhir të mirëfilltë kontrollues të furnizimit me barna që të sigurohemi që çdo bar të shkojë deri te pacientët”, ka thënë ministri Ismaili. Ministri Ismaili ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për identifikimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet e shtetit.

“Për këtë falënderojmë Qeverinë amerikane dhe USAID-in për shtytjen dhe mbështetjen në luftën e institucioneve tona kundër korrupsionit!”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtoresha e USAID në Kosovë, Lisa Magno, ka përgëzuar ministrin Ismaili dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reformat e mëdha në sistemin shëndetësor dhe progresin në trajtimin e çështjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“USAID është e lumtur që të theksoj përparimin e madh që ka bërë ministri në sistemin shëndetësor të Kosovës. Kjo ministri ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të cilat kanë kërkuar një vendosmëri, këmbëngulësi dhe një punë shumë të madhe”, ka thënë Lisa Magno, drejtoreshë e USAID në Kosovë. Drejtoresha e USAID, Lisa Magno, ka përmendur edhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK dhe investimet në blerjen e aparaturave mjekësore.

“Por, unë dëshiroj të theksoj arritjen më të madhe që ka bërë kjo ministri, që është Udhëzimi Administrativ për blerjen e barnave me çmime referente. Kjo ka thyer disa monopole që është dashur të thyhen dhe çmimet e barnave janë bërë më të përballueshme për qytetarët”, ka thënë Lisa Magno. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se ministria mbetet e përkushtuar që të adresoj edhe rekomandimet e tjera të dala nga Zyra Kombëtare e Auditimit. “Ajo që e ka ngritur suksesin tonë ka qenë identifikimi i mangësive në të kaluarën. Koordnimi dhe komunikimi i rregullt në mes të departamenteve brenda institucionit tonë ka sjellë edhe këto rezutlate. Më vjen mirë që është shpaguar puna e madhe një vjeçare e gjithë stafit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë sekretari Bardiqi.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori 13 December, 2019
  • Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave 13 December, 2019
  • Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani 13 December, 2019
  • BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego” 13 December, 2019
  • Daçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës 13 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top