Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka treguar se vendi ka për aspiratë anëtarësimin në organizatën më të madhe ushtarake – NATO-n.
“Është me rëndësi që ta ndajmë me botën që Kosova është vend mik dhe partner i besueshëm”.
“Kosova është e angazhuar në vlerat demokratike dhe paqe; vend që aspiron integrimin në NATO dhe bashkëpunimin rajonal. Kosova është Evropë dhe ndan vizionin me familjen evropiane”, është shprehur Metaj.