Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka nënshkruar sot tri udhëzime administrative sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, të cilët ndodhen nëpër qendrat korrektuese.
Këto tri udhëzime të nënshkruara sot janë:
“1. Udhëzimin Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues;
- Udhëzimin Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të jusifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur;
- Udhëzimin Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese”, thuhet në njoftim.