Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësive të FSK-së.
Kjo bëhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Komunës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Nënshkrimi u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes dhanë detaje në një konferencë për media.