fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 July, 2022 11:16 Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë
  • 4 July, 2022 11:12 Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni
  • 4 July, 2022 11:05 Konjufca e uron 4 korrikun: ShBA-ja, fanar i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit
  • 4 July, 2022 11:02 Beogradi i reagon Kurtit pasi iu drejtua serbëve me një video për targat
  • 4 July, 2022 11:00 Nervozohet Brnabiq me vendimin e Kosovës për targat
  • 4 July, 2022 10:52 Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova
  • 4 July, 2022 10:51 Osmani: Sot populli i Kosovës iu bashkohet me gjithë zemër amerikanëve në festimin e 4 korrikut
  • 4 July, 2022 09:17 Këngëtari i njohur do të bëhet baba, partnerja e tij shihet me barkun e rrumbullakosur
  • 4 July, 2022 09:15 Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka
  • 4 July, 2022 09:09 Drita Ziri zgjidhet Miss Shqipëria 2022
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ministrja Nagavci në Gjykatë për punën e sprejit në Kuvend, deklarohet e pafajshme
10 June, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), A.N është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me kërkesë të gjykatëses Naime Krasniqi- Jashanica, ky rast raportohet me inciale.

A.N po akuzohet se më 21 mars të 2018-ës, gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deklarimin rreth fajësisë, ministrja N. e bëri në seancën fillestare të mbajtur të premten, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merrushe Llugiqi.

“Në lidhje me veprën penale që më ngarkohet e konsideroj veten të pafajshme, nuk e mohoj se kam pasur sprej përkatës me mbishkrimin American Style, të njëjtin e kam pasur në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallën ku zhvillohet seanca, sido që të jetë veprimet tona atëherë kanë qenë politike si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam konsideruar obligim kushtetues dhe përgjegjësi që ta mbroj integritetin dhe sovranitetin e vendit tim”, tha Nagavci.

Pas kësaj, gjykatësja Krasniqi-Jashanica, e informoi atë për të drejtën e hudhjes se aktakuzës dhe kundërshtimit të provave në afat prej 30 ditësh.

Shqyrtimi i dytë për këtë çështje u caktua të mbahet më 13 korrik 2022.

Fillimisht, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatësit të Departamentit të Përgjithshëm në Divizionin Penal të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ertan Sejfulla, mirëpo i njëjti përmes një akti përcjellës të 2 marsit 2020, këtë lëndë e kishte përcjellë në Departamentin për Krime të Rënda.

“Me akte përcjellës me datë 02.03.2020 gjyqtari Ertan Sejfulla nga DP në këtë gjykatë e ka përcjellë lëndën në DKR”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kurse, sipas programit të SMIL-it lënda i ishte ndarë gjyqtarit Agim Kuçi, i cili kishte kërkuar përjashtimin e tij nga trajtimi i këtij rasti.

“Sipas vendimit GJA nr 495/2021 të datës 25.08.2021 me Aktvendim të Kryetares Albina Rama është aprovuar kërkesa e gjyqtarit Agim Kuqi për përjashtimin e tij nga ky rast penal pasi ai më parë në këtë çështje ka marr veprime si gjyqtar i procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Aktualisht kjo lëndë trajtohet nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ngritur më 30 korrik 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, A.N po akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuza thotë se më 21 mars 2018, e pandehura N. në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin mbi armët ka mbajtur në posedim sprejin me ngjyrë të gjelbër, me pjesë spërkatëse të zezë me mbishkrimin “NATO American Style”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se deri sa gjatë mbajtës se seancave në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku ka pasur hudhje të gazit lotsjellës nga disa deputetë, policia për të parandaluar hudhjen e serishme të gazit ka kontrolluar në mënyrë fizike nëpër trup gjithë deputetët.

E gjatë kontrollit trupor të të pandehurës N., akti akuzues thotë se asaj i është gjetur dhe sekuestruar spreji i lartcekur.

Me këtë, A.N po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton
4 July, 2022

Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton

Tradhëtia është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin. Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi

Lajmet e fundit
  • Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë 4 July, 2022
  • SHBA porosit 105 mln doza vakinash, përgatitet për valën e vjeshtës 4 July, 2022
  • Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni 4 July, 2022
  • Goditet me 20 plumba një lokal në magjistralen Prishtinë-Ferizaj 4 July, 2022
  • Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë 4 July, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top