Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se këtë vit do të përgatitet dokumentacioni për ndërtimin e gazsjellësit drejt Prishtinës.
Si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakord për diversifikimin e furnizimit me energji.
“Le të jemi plotësisht specifik: Interkoneksioni i gazit Nish-Dimitrovgrad, mendoj se një tender për ndërtimin e atij gazsjellësi do të shpallet javën e ardhshme, tashmë është shpallur një tender për kompaninë që do të mbikëqyrë ndërtimin e asaj lidhjeje. Gjithashtu bëhet këtë vit është dokumentacioni teknik i projektit për ndërlidhjet me vendet e tjera”.
“ Si në transport, si dhe në energji dhe gaz, ne duhet të jemi një korridor tranziti. Dokumentacioni do të bëhet për lidhjet me Rumaninë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroacinë, Malin e Zi. Do të përgatitet edhe dokumentacioni për ndërtimin e tubacionit të gazit drejt Prishtinës për t’u lidhur me Malin e Zi. Kjo i jep Serbisë mundësinë të pranojë gaz që do të jetë nga një furnizues tjetër”, tha ajo për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.