fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së 2022-2026
25 February, 2022

Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar dhe miratuar në parim programi kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022-2026.

Sipas një komunikate të Qeverisë, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është proces shtetëror.

“Kërkon angazhim të të gjitha institucioneve, qoftë ministrive, Kuvendit apo edhe institucioneve të pavarura”, tha kryeministri Kurti në fjalimin e tij në hapje të takimit.

Ai theksoi se gatishmëria politike dhe performanca e kënaqshme në zbatimin e reformave janë të domosdoshme për fazën e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo pasi që në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, të mbajtur më 7 dhjetor 2021, Kosova ka marrë përsipër zotimin politik që gjatë këtij viti të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo pritet të hapë udhë që Kosova të bëhet shtet kandidat për anëtarësim.

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, prezantoi para të pranishmëve draftin final të Programit, me fokus në reformat kyçe në kuadër të tre blloqeve të këtij dokumenti: kritereve politike, kritereve ekonomike dhe standardeve evropiane – kapitujve të negociatave për anëtarësim. Lidhur me këtë ai nënvizoi tre aspekte kyçe. Së pari, zbatimi i reformave për integrim në BE është parakusht për të kaluar në fazën tjetër të aderimit në BE. Së dyti, zbatimi i këtyre reformave duhet të jetë në përputhje me prioritetet politike dhe gjetjet e Raportit më të fundit vjetor të KE-së për Kosovën, dhe institucionet zbatuese duhet të fokusojnë punën e tyre në zbatimin e këtyre prioriteteve. Së treti, Kosova duhet të tregojë progres në zbatimin e këtyre reformave, në veçanti në pjesën e parë të vitit. Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se pjesa e dytë e vitit do të fokusohet në rrafshin diplomatik dhe përgatitjen e vendimmarrjes politike lidhur me aplikimin për anëtarësim me qëllim të arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim.

“Në pjesën e dytë të mbledhjes, ministrat dhe udhëheqësit e institucioneve të tjera diskutuan specifikisht për reformat nën përgjegjësinë e institucioneve të tyre të parapara në draftin përfundimtar të Programit të MSA-së. Të gjithë bartësit e masave u zotuan se do të zbatojnë këto reforma në mënyrë të duhur dhe brenda afateve kohore, në bashkëpunim dhe koordinim me Zëvendëskryeministrin përgjegjës për integrim evropian dhe me Zyrën e Kryeministrit si institucion koordinues në këtë proces. Drafti përfundimtar i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së u miratua në parim nga KMIE. Ky program do të përcjellët për miratim në Qeveri dhe pastaj do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim përfundimtar. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është kornizë gjithëpërfshirëse për përmbushjen e obligimeve të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE. Pas miratimit në Qeveri PKZMSA 2022-26 do të publikohet për vëmendjen e të gjitha palëve të interesuara”, thuhet në komunikatë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top