fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 August, 2022 10:18 Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
  • 15 August, 2022 10:11 Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla
  • 15 August, 2022 10:10 Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi
  • 15 August, 2022 10:09 Dhoma e Tregtisë e shqetësuar me vendimin e KEDS për reduktime të rrymës
  • 12 August, 2022 17:54 Ademi me mesazh për skuadrat, kërkon korrektësi në Superligë
  • 11 August, 2022 12:20 Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur
  • 11 August, 2022 12:13 Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?
  • 11 August, 2022 12:12 Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në Reuters
  • 11 August, 2022 12:04 “Epoka e fluturimeve me 10 euro ka përfunduar”, paralajmërohet rritje e çmimit të biletave
  • 11 August, 2022 12:02 Çmimet e gazit në SHBA bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
MMPHI: Të gjitha rrugët e kalueshme, por në disa segmente qarkullimi është zhvilluar me vështirësi
11 January, 2022

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.

MI njofton po ashtu se operatorët ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës  se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar”, thuhet më tej.

Edhe Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica.

Policia në një njoftim për media thekson se referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugët tona”, thuhet në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se 10 ditëshi i dytë i janarit do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Kjo situatë e motit do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Si pasojë e gjithë këtyre proceseve fizike në Troposferë do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës… Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta. Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve”, thuhet në njoftim.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Në gjendje të dehur i sulmon dy gra në Prizren, arrestohet i dyshuari 15 August, 2022
  • 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19 15 August, 2022
  • Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani 15 August, 2022
  • Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet 15 August, 2022
  • Një person raporton në polici se i është vjedhur etherium 15 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top