Mbetet imazh i kompanive e brendeve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. E po aq i kërkuar vazhdon të jetë, si në ditët e para kur filloi karrierën e tij prej modeli, 14 vite më parë. Ky është modeli Bekim Shllaku, i cili ka arritur t’i rezistojë kohës dhe pse ka shumë vite në këtë profesion, të cilin vazhdon ta bëjë me aq pasion.
“Prej vitit 2004 kam filluar të merrem me Modeling. Gjithmonë kam qenë në kërkim të çdo projekti i cili është serioz. Është shumë vështirë me i mbijetu kohës, tash po ka model të rinj, fytyra të reja dhe po janë të mirë. Por çdo njeri, e ka atë dhuntinë e vet që ia ka dhënë zoti….Eksperienca e bënë të veten. Kështu që unë mund të them se jam mjaftë i kërkuar, por dhe zgjedhi pak si shumë. I zgjedh pak dhe brendet dhe kompanitë dhe bizneset, të cilat më ofrojnë vazhdimisht më ofrojnë me kontaktojnë. Por përveç tash që jam bërë familjar i kam dhe disa detyrime tjera ndaj familjes dhe nuk kam qejf me u shkëput shumë. Por këtë pjesë e kam pasion dhe vazhdoj ta ndjek me plotë dëshirë”, thotë ai.
E nuk i mungojnë as ofertat nga Shqipëria e Maqedonia, ku ai udhëton shpesh që të realizojë projekte atje, që lidhen kryesisht me fushën e Modelingut.
“Kam oferta shumë si nga Shqipëria si nga Maqedonia. S’po flas për në Kosovë këtu në Prishtinë. Por pak a shumë i zgjedh, pasi që jam që një kohë të gjatë në treg dhe gjithmonë kam shku me një paraqitje standarde. Asnjëherë nuk kam shkuar shumë lart ose shumë poshtë. Ky ka qenë dhe rrugëtimi im, që kam zgjedh vet me qenë me një mes, që e quajnë mesi i artë”, thotë ai.
Pas Modelingut, Shllaku sprovon vetën dhe në aktrim, gjë që i pëlqen tej mase. E pas rolit të parë ai tashmë ka oferta dhe për rolin kryesor në një film, i cili do të realizohet në të ardhmen.
Modeli që i reziston kohës, mbetet ndër më të kërkuarit
Gepostet von informatat.com am Freitag, 5. Oktober 2018
“Kjo ka qenë për mua një diçka e re, që e kam mirëprit. Më ka pëlqyer aq shumë, saqë po filloj të mendoj të merrem vetëm me aktrim. Pjesëmarrjen në Egjel në rolin e avokatit, ka qenë një ofertë shumë e mirë, e pritur dhe me ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe e kam gjet vetën shumë. Kjo është me e rëndësishme për mua, që ta sprovosh vetëm dhe në aktrim duke dal prej modelingut…7.10 min …Kam oferta dhe për filma. Jemi në negociata me një produksion i cili do të realizoj një film…Ma kanë ofruar rolin kryesor. Për mua është një befasi dhe një gjë shumë e mirë”, tha ai.
Thotë së do ta kishte vështirë ta ndajë aktrimin nga modelingu, pasi që me rolin e parë që iu besua, filloi ta adhuronte dhe këtë profesion.
“Aktrimi ka qenë një sprovë e mirë. Me modeling e kam nis karrierën dhe vazhdoj të jem ithtar i Modelingut, i paraqitjeve skenike dhe mediatike. Por pse jo dhe një ditë dhe me aktrim të vazhdoj dhe t’i realizoj dëshirat. Kështu që për mua mbesin prapë të dyja”, thotë ai.
Shllaku i cili është dhe babai i dy vajzave, thotë se ato janë inspirim për punën që ai bënë dhe se ndër të gjitha rolet që mund të luaj në jetë, më i çmuari mbetet roli i një babai të kujdesshëm.
“Për mua mbi të gjitha është familja, është në rend të parë. Vajza dhe bashkëshortja më ndihmojnë shumë në këtë aspekt dhe me frymëzojnë shumë”, pohoi Shllaku./Informatat.com/