Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se është duke përcjellur me vëmendje zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve të tjera në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”.
Në një përgjigje të dhënë për Klan Kosovën, MPB ka shtuar se nuk ka mbyllur operimin e saj në aeroport.
”MPB nuk ka mbyllur operimin në Aeroportin ”Adem Jashari” por është duke përcjellë zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve në aeroport në lidhje me sigurinë. Inspektorët për Siguri të Aviacionit Civil të MPB-së janë në hapësirat e aeroportit, dhe nuk janë raportuar probleme të cilat cenojnë sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës”.