fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 January, 2021 16:16 Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”
  • 19 January, 2021 15:50 Vdiq djali i supermodeles Stephanie Seymour, në moshën 24-vjeçare
  • 19 January, 2021 15:45 Aksioni i Doganës në Prishtinë, sekuestrohen barna të kontrabanduara
  • 19 January, 2021 15:41 Ankohet KQZ: Aplikuesit jashtë Kosovës po i dërgojnë aplikimet e njëjta në tri adresa
  • 19 January, 2021 15:23 Zjarri në arkivën e stacionit në Drenas, IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë
  • 19 January, 2021 15:18 Haradinaj ia kthen Vuçiqit: Mos keni frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon
  • 19 January, 2021 15:09 19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK’së për deputete
  • 19 January, 2021 14:59 Romeo Beckham debuton në ballinën e revistës prestigjioze “L’Uomo Vogue”
  • 19 January, 2021 14:57 Ndryshimi drastik i Dhurata Dorës, mezi njihet në fotot e para disa vitesh
  • 19 January, 2021 14:43 Agim Çeku flet pasi u shpall i pafajshëm në rastin e veteranëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Mund të vazhdojë izolimi, institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja anti-COVID
9 November, 2020

Masat që janë marrë gjatë vikendit nga institucionet e vendit, nuk do të jenë të vetmet për të luftuar COVID-19. Sot gjatë ditës është paralajmëruar se mund të ketë vendim për masa të reja, pasi që numri i të infektuarve ka shkuar duke u rritur.

Institucionet e vendit, të premten, kanë dalë me masa të reja kufizuese të përhapjes së COVID-19.

Në javët kur Kosova po përballet me qindra të infektuar në ditë, e është rritur edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë, institucionet kanë zgjedhur që gjatë vikendit të bëjnë një test të masave, ku është ndaluar veprimtaria e disa subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare dhe rekreative, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim u zbatua prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e premte) deri më 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, derisa, për dy ditë në vend kanë funksionuar vetëm, Furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve. Institucionet shëndetësore  publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale. Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Këto masa që kanë hyrë në fuqi vetëm gjatë vikendit, pritet që sot të zëvendësohen me masa të reja.

Një gjë e tillë do të ndodhë në takimin virtual që pritet të mbahet në orën 11:00 në mes të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe AKK-së.

Se do të ketë masa të reja e ka konfirmuar dje vetë Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ku ka njoftuar se është takuar me kreun e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, kreun e Odës Amerikane, Arian Zekën,  Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve si dhe Hysen Sogojeva kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës.

“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19 Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka thënë Zemaj.

Vetëm gjatë së dielës nga 1 mijë e 794 mostra të marra, 730 persona kanë rezultuar pozitiv. Në kryeqytet pozitiv kanë rezultuar 312 raste, ndërsa, për një ditë, kanë ndërruar jetë 11 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e fundit të Institutit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • Rrjeti i supermarketeve në ShBA u ofron para punëtorëve që vaksinohen 19 January, 2021
  • Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe” 19 January, 2021
  • Zhvilluesi i vaksinës anti-COVID në Indi rekomandon disa kategori ta evitojnë këtë vaksinë 19 January, 2021
  • Nëntë të vdekur dhe 294 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë 19 January, 2021
  • Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit 19 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top