Ministri i Ekonomisë, Hekura Murati ka thënë se me Qeverinë Kurti ka filluar të përparojë ekonomia e vendit.
Ai pretendon se për çdo vit të qeverisjes, ekonomisë i shtohen nga një miliardë euro, raporton Zeri.info.
Murati madje thotë se me qeveritë e kaluara për t’ia shtuar ekonomisë një miliard euro duheshin të kalonin 3 vjet.
“Me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliard euro vlerë.
Me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga 1 miliard euro për secilin vit të qeverisjes.
Krejt kjo përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit”, shkroi ai në Facebook, teksa bashkëngjiti edhe një tableë me statistika. /Zëri