Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili pak më parë dha dorëheqje të parevoukeshme nga pozita e të parit të kësaj partie deklaroi se vendimi për prishje të koalicionit me Vetëvendosjen vitin e kaluar ishte një zgjedhje mes SHBA-së dhe VV-së.
Sipas tij, LDK-ja ka zgjedhur partneritetin me SHBA-në dhe këtë çmim e ka paguar tashmë.
“Për vendime të mira unë konsideroj se të gjitha vendimet i kemi marrë si të arsyeshme, që kanë pasur objektiv interesin e vendit. Vendimi për prishje të koalicionit me VV është një vendim i mirë sepse ndërmjet partneritetit me SHBA-në dhe qëllimeve dhe orientimeve të VV-së unë kam zgjedhur që të kem partnetitetin me SHBA-në. E kemi paguar këtë çmim por e kemi paguar me qëllim”, ka thënë Mustafa.
I pyetur se si duhet të veprojë kryetari i ri i partisë, Mustafa ka thënë se ai duhet të jetë i lirë të marrë vendime vetë.