Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Kreu i Lidhjes Demokratike e falënderoi për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën.
Isa Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje, njoton komunikata e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.