Ai thotë se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri, transmeton Klankosova.tv.
Nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë në një afat më të gjatë, thotë Stoltenberg.
Në tokë, këto masa mund të përfshijnë “thelbësisht më shumë forca” në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie.
”Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike”, thotë ai.
Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të reja dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.