fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 April, 2021 14:12 Ukë Rugova dhe të tjerët përsëri deklarohen të pafajshëm për krim të organizuar lidhur me vizat italiane
  • 16 April, 2021 14:10 Weidiniger ia sjell Osmanit urimet e presidentit austriak
  • 16 April, 2021 13:47 Bulliqi për rastin e djeshëm në QKMF: Sjellja e mjekut ndodhi nga mbingarkesa e punës
  • 16 April, 2021 13:44 Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së Agim Ramadanit
  • 16 April, 2021 13:20 Ky është dokumenti joformal për ripërcaktimin e kufijve në Ballkan, përmendet edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
  • 16 April, 2021 12:35 Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, reagon Meliza Haradinaj
  • 16 April, 2021 12:11 Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ja çfarë diskutuan
  • 16 April, 2021 11:58 Ministri gjerman për Evropën: Vizatimi i kufijve të rinj të Ballkanit – rrugë e rrezikshme
  • 16 April, 2021 11:31 Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota, çfarë ka ndodhur me aktorin
  • 16 April, 2021 11:17 PDK-ja thërret tri debate parlamentare, i pari për “dështimin e sigurimit të vaksinave”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ndërmjetësimi mund të shërbejë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kontesteve të punës
10 March, 2021

Zgjidhja e kontesteve të punës në Kosovë kryesisht bëhet përmes gjykatës, derisa gjyqtarët civil janë të mbingarkuar me raste të ndryshme, të cilat nuk janë të profilizuara domosdoshmërisht vetëm në konteste të punës, duke shkaktuar kështu vonesa në zgjidhjen e rasteve përkatëse.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual për të diskutuar temën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në vend të punës, ku pjesë e panelit të diskutimit ishin përfaqësues nga sektori privat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme.

Gjatë këtij forumi, drejtori i departamentit ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Astrit Hoti, foli mbi legjislacionin rregullues për çështjet e punës, derisa tha se kontestet e kësaj natyre zakonisht janë të ndërlikuara dhe varen nga rasti në rast.  Duke iu referuar statistikave të zgjidhjes së rasteve të marrëdhënieve të punës brenda një viti në gjykatat e Kosovës, Hoti tha se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura sa i përket këtyre kontesteve ka të bëjë me çështjet e kompensimit të dëmit.

“Gjithsej janë 6580 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur edhe 4068 lëndë. Ndoshta ka ndikuar edhe pandemia, por sido që të jetë, numri më i madh i lëndëve është në aspektin e kompensimit të dëmit” tha Hoti.
Më tutje, duke folur për përdorimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve të punëve, Hoti theksoi se zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit do të ishte shumë atraktiv, sepse do të shkurtonte kohën e zgjidhjes së kontesteve krahasuar me gjykatën.

Gjyqtari në Gjykatën Supreme, Shukri Sylejmani, theksoi se kontestet e punës llogariten si kontestet më të ndërlikuara në strukturën e kontesteve gjyqësore nga lëmia civile juridike. Ai foli mbi zhvillimin e legjislacionit të punës përgjatë viteve, ku tha se për një kohë të gjatë i njëjti nuk ka qenë specifik në shumë instanca të rëndësishme, me theks të veçantë tek procedurat disiplinore. Gjyqtari theksoi nevojën për reformë gjyqësore dhe profilizim të gjyqtarëve, meqë sipas tij lëmia civile është shumë e gjerë.

Moderatori i kësaj ngjarjeje, avokati Fisnik Salihu nga shoqëria e avokatëve RPHS Law, theksoi nevojën për ndryshim dhe plotësim të legjislacionit aktual të punës në aspekte të rëndësishme, të cilat deri më tani nuk kanë qenë të rregulluara, si dhe për balancim të interesave në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Gjithashtu, Salihu shtoi se është e nevojshme që të promovohen sa më shumë mekanizmat e zgjedhjes alternative të mosmarrëveshjeve për çështjet e punës, në mënyrë që të shmangen procedurat e gjata gjyqësore.
Gjatë kësaj ngjarjeje, mes të tjerash u adresuan edhe çështje të tilla si arsyet mbrapa mosefikasitetit të gjykatave dhe vonesës në trajtim të çështjeve, rregulloret e brendshme të kompanive dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe sfidat nga legjislacioni aktual i punës për sektorin privat.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë
16 April, 2021

Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë

Burrë e grua, të dy mbipeshë, tentuan për 7 vite për të lindur një fëmijë, por ishte e pamundur. Kështu

Lajmet e fundit
  • 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 16 April, 2021
  • Osmani: Nuk mund të flitet për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash 16 April, 2021
  • Arrestohen pronarët e dy kompanive në Prizren për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik 16 April, 2021
  • Pahor për dokumentin joformal: Ndryshimi i kufijve në mënyrë paqësore s`është i mundur 16 April, 2021
  • Shoqata e Pulmologëve kërkon lirimin e Ibrahim Hotit 16 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top