Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një grua e cila është aksidentuar me datën 7 janar në Fushë-Kosovë.
Me datën 7 janar, viktima është përfshirë në një aksident trafiku.
Viktima ka qenë duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK, pas lëndimeve të marra në aksident.
Pasditen e së dielës, viktima ka ndërruar jetë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.