Aktori Kirk Douglas, që kishte karrierë shtatë dekadëshe në Hollywood ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare.
Ai kishte luajtur disa role të njohura si skenë dhe ekrane, përfshirë klasikun e 1960, Spartacus, në të cilin kishte luajtur rolin kryesor, shkruan BBC.
I lindur në New York më 1916 ai kishte spikatur gjatë “epokës së artë” të Hollywood, ku dhe kishte marrë nominimin parë për Oscar me filmin “Champion” më 1949.
Ai është babai i fituesit të Oscar, aktorit Michael Douglas.