Komuna e Drenasit ka njoftuar të enjten se në lokalitete të ndryshme kanë nisur vërshimet dhe disa rrugë janë bërë gati të pakalueshme.
Komuna përmes një postimi në faqen në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, teksa ka lënë edhe një numër kontakti për raste emergejnte.
“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji. Për çdo emergjencë, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948”, thuhet në postim.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime të reja në shumë vende.
Në fakt, shumë komuna, javë më parë janë prekur shumë nga vërshimet, përfshirë edhe Drenasin.