Kryeministri, Ramush Haradinaj, vazhdon të shprehet kundër dialogut që udhëhiqet nga Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, shkruan informatat.com.
Në “FOL Hapur” ai thotë se ky dialog nuk po sjellë rezultate dhe për fazën finale duhet të merren edhe fuqitë e mëdha.
“Duhet të përfshihet edhe presidenti Donald Trump, kancelarja Angela Merkel, kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti frances Emanuel Macron,” është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, Kosova nuk ka arsye me hezitu me hy në fazën finale.
Sa më shpejtë që të ndodhë, është më mirë për Kosovën. Pesëshja e BE-së nuk po lëvizë. Kjo është një status quo e rrezikshme dhe mund të riciklojë problemet e Ballkanit,” shprehet Haradinaj./Informatat.com/