Në Komunën e Gjakovës momentalisht nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Shtabin e Emergjencave për COVID-19.
“Aktualisht në komunën tonë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19, dhe për këtë fakt ai është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve të përfshirë në menaxhimin e këtij virusi”, shkruhet në njoftim.
Megjithatë, Shtabi i Emergjencave së bashku me Kryetarin Gjini apelojnë tek qytetarët e Gjakovës që të vazhdojnë të respektojnë rregullat, në mënyrë që shumë shpejtë të shpallim fitoren kundër pandemisë.
Ndërkohë, edhe Komuna e Gjakovës me të gjitha institucionet relevante do të vazhdojnë bashkëpunimin për ndërmarrjen e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.