fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Në konvikte sot vendosen edhe 107 qytetarë që do të kthehen nga Zvicra
20 April, 2020

Mbi 100 shtetas të Kosovës do të kthehen sot nga Zvicra. Menjëherë pas kthimit ata do të vendosen për 14 ditë në Qendrën e Studentëve, e cila është lëshuar për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës. Aktualisht, në Qendrën e Karantinës janë të vendosur 265 persona.

Për gjendjen në këto konvikte dhe kapacitetin e tyre ka dhënë detaje Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Sfishta i ka thënë Gazetës Express se deri tani nga Qendra e Karantinës janë liruar mbi 700 qytetarë, të cilët kanë qëndruar atje për dy javë.

“Qytetar të cilët janë liruar pas dy javësh karantinimi dhe të cilët kanë rezoltuar negativë në testin për Covid-19 deri më tash janë mbi 700. Sot janë liruar 44 qytetarë”, ka deklaruar Sfishta.

Ai ka treguar se aktualisht nëpër konvikte janë të vendosur 265 persona. Ata janë të akomoduar në katër konvikte, që janë të vetmet që i plotësojnë kushtet për karantim.

Në këto konvikte do të vendosen sot edhe 107 qytetarë që do të kthehen nga Zvicra.

“Për momentin i kemi të vendosur 256 persona. Sot gjatë ditës e presim një kontigjent nga Zvicra me 107 qytetarë. Duke u bazuar në rekomandimet e IKPSHK-së, Qendra e Studentëve ka në dispozicion 4 konvikte të cilat i plotesojnë kushtet për karantinim. Konviktet të cilat po shfrytezohen janë konvikti : 3,6,7 dhe 8”, thuhet në përgjigjet e Sfishtës drejtuar Gazetës Express.

Sipas Sfishtës, në konvikte mund të karantinohen deri në 500 persona. Me vendosjen e të kthyerve nga Zvicra, do të ketë vend vetëm edhe për rreth 150 persona.

“Duke i respektuar rekomandimet e IKPSHKS-se për vendosjen e qytetarëve në konvikte, kapaciteti i pergjithshëm është rreth 500 vende”, ka deklaruar Sfishta.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 51 raste të reja me COVID-19.

“Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) raste”, ka njoftuar Instituti.

Me rastet e konfirmuara mbrëmë, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 561.

Në mesin e tyre, 102 pacientë janë shëruar, ndërsa 12 persona kanë vdekur.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top