fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Në mungesë të Kurtit dhe Osmanit, Gërvalla shkon në darkën e nesërme në Bruksel
10 May, 2022

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla do të jetë e pranishme në darkën joformale që do ta shtrojë nesër shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell për liderët e Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Zyrtja e Lartë për komunikim në MPJ, Qëndresa Fazliu.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të jetë e pranishme në darkën joformale nesër në Bruksel”, tha Fazliu për Express të martën.

Pjesëmarrja në darkë zakonisht është në nivel të presidentëve apo kryeministrave por për shkak se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ndodhen në SHBA, Kosovën do ta përfaqësojë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar për Gazetën Express se nesër shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell do të shtrojë një darkë joformale në Bruksel për liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell,  vazhdon me traditën e ftuarjes së liderëve nga Ballkani Perëndimor për një darkë joformale dy herë në vit për të diskutuar të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet. Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik. Zakonisht pjesëmarrja është në nivelin e liderëve (Presidentëve) ose Kryeministrave. Darka e mëparshme joformale u zhvillua në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe e para nën mandatin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell ishte vitin e kaluar më 18 maj (2021). Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel nesër, e mërkurë, në mbrëmje”, tha Stano në një përgjigje me shkrim për Express.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm nesër në Bruksel me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell.

Darka e fundit joformale e shtruar nga Borell ishte në shtator të vitit 2021 në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top