fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:01 Ish-ministri serb vazhdon të rrëfejë se si u ndalua të hynte në Kosovë të shtunën: Një burrë qeshte
  • 18 January, 2021 11:26 Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë
  • 18 January, 2021 11:21 Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 18 January, 2021 11:13 Lista e LDK’së pëson ndryshime
  • 18 January, 2021 11:05 Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkolla
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 16 January, 2021 22:16 VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Në prill 2020 hapet Ambasada e Japonisë në Prishtinë
1 November, 2019

Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë”, deklaron kryetari i grupit parlamentar të PS-ës, Taulant Balla pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Japoni.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Balla zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori Oshima, u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta.

Balla thekson se Japonia e ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Gjithashtu, ai shprehet se Japonia është financuese e rëndësishme e disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

Në takimin me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të partisë së Kryeministrit Shinzo Abe, Balla shprehet se u diskutua mbi zgjerimin e fushave të bashkëpunimit. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera”, thekson ai.Gjithashtu një takim tepër të rëndësishëm, vijon Balla, u zhvillua edhe në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar JICA me drejtuesit më të lartë të saj.

“Duhet të përfundojmë projektin e madh të financuar nga JICA për kanalizimet në bashkinë Tiranë. Gjithashtu kërkuam mbështetjen e kësaj agjencie për dy projekte të reja sikurse janë Parku Kombëtar i Divjakës dhe Parku i Krastës në Elbasan”.

Projekti “Kodra e Jetës” në Kodrën e Krastës në Elbasan përfshin pyllëzimin e plotë të “mushkërisë” së Elbasanit dhe shndërrimin e saj në një park të mirëfilltë me fusha sportive, mjedise çlodhëse, kënde lojërash. Gjithashtu ky projekt që shpresojmë do të financohet nga Japonia, përfshin edhe rivitalizimin urban të zonës informale të zonës përreth Kodrës së Krastës, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, si dhe sistemimin e pritave përgjatë Shkumbinit duke i shndërruar edhe ato pjesë të cirkuitit të Parkut./ATSH/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur 18 January, 2021
  • Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID 18 January, 2021
  • Miratohet udhëzuesi për trajtim me terapi mbështetëse të pacientëve me COVID-19 18 January, 2021
  • Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse 18 January, 2021
  • Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik 18 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top