fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023

Kaltrina Ibishi

Sot nuk dua të festoj, por të protestoj

8 Marsi quhet kudo në botë Dita e Gruas, edhe gratë ndër ne e shpallin si ditë feste të tyren duke pushtuar lokalet publike, sheshet, rrugët. Burrat në shumicë, bëhen pjesë e kësaj hipokrizie feste të rrejshme, edhe ja urojnë shoqeve të jetës a të shortit, me fjalë të bukura.

Mirëpo e vërteta është se 8 marsi nuk është festë e njohur as zyrtarisht, dhe gruaja duhet respektuar e nderuar gjithë vitin, gjithë jetën. A është kështu ndër ne? Jo, edhe për këtë arsye, gratë nuk kanë arsye madje me e festuar edhe një ditë të vetme, por për të protestuar gjithë vitin.

Politika, vendimmarrja është e dominuar nga burrat. Nëse Kosova vuan si krejt Ballkani nga mungesa e qarkullimit të elitave, atëherë udhëheqësit janë burra dhe të njëjtët prej 20 vjetësh. Në këtë konsolidim të pushtetit të tyre, burrat sigurisht ndihmohen nga gra, që janë ministre, zëvendësministre, apo ambasadore, por roli i tyre është dytësor. Situata është pak më ndryshe në shoqërinë civile ku gjenden gra që udhëheqin, por kjo nuk është shpresë e madhe se situata do ndryshojë. Treni udhëhiqet nga lokomotiva dhe jo nga vagonët.

Ju do të thoni se ka gra në politikë edhe në media, pra situata nuk është krejt pa shpresë. Mbase, mirëpo gratë janë armike të grave – është një thënie e vjetër. Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat. Në përpjekje për të ruajtur dukjen e një vendimmarrje ku respektohet barazia gjinore, burrat promovojnë të njëjtat gra. Këto gra nuk lejojnë që kuotat gjinore t’i mbushin disa gra të tjera. Për pasojë, edhe gratë nuk qarkullojnë brenda elitave. Janë të njëjtat fytyra.

Prej nga është krijuar ky problem? Nga politika? Besoj se problemi është më i hershëm. Odat … i takojnë burrave edhe gratë vetëm shërbejnë. Feja? Nuk ka ndihmuar, madje i ka përkeqësuar gjërat. Shikoni çfarë ndodhi me rastin e të miturës së dhunuar në Drenas. Faji ju vu asaj, madje edhe nga Hoxha.

E keqja e madhe është se këto rregulla të pashkruara që e diskriminojnë gruan, janë më të forta se ato të shkruara. Rregullat e ligjit. Gjykatat tona në rast divorcesh, ndarje pasurish, privilegjojnë më të fortin, burrin. Kjo nuk është thjesht prapanike. Kjo është kriminale. Nuk diskriminohet vetëm gruaja, por edhe fëmija apo fëmijët, krijesa të pafajshme martesash fatkeqe.

Jemi shtet i ri, me zakone të vjetra. Kemi hedhur themele të mira për shumëçka, por familja dominohet nga burri. Nuk jam fare për barazinë gjinore, sepse nuk e ndjej solidaritetin e grave për njëra tjetrën, por jam për drejtësinë e shanseve, që të fitojë kush është më i zoti. Jemi shumë larg kësaj arritjeje, andaj sot nuk dua të festoj, por të protestoj.

« Previous Post
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top