Ministri në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
“Në kuadër të këtyre pesë marrëveshjeve bëhet finalizimi i projektit të kanalizimit për 18 fshatra.
Nitaj tha që këto pesë marrëveshje janë në kuadër të planifikimit të buxhetit për vitin 2021 dhe se ndihma që kjo ministri do tu jepet çdo komune.
“Përkushtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për të ndihmuar komunat dhe veçanti ketë komunë në buxhetin 2021 është paraparë me të vetmin qëllim që të ndihmohen këto komuna”.
Ministri Nitaj u shpreh se do të vazhdojë ndihma për çdo komunë për projekte të tilla.
Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, falënderoi ministrin për vizitën, sidomos për finalizimin e projektit të kanalizimit.
“Deçani ka nevoja të mëdha dhe ka mbetur shumë pas, mirëpo me realizimin e këtyre marrëveshjeve ne jemi të kënaqur dhe falënderues ,sepse janë disa marrëveshje shumë me rëndësi”.