fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Nesër në orën 14:00 Isa Mustafa mbledh partinë, vendoset për Kryeministrin
29 December, 2020

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, të mërkurën në orën 14:00 do të mbledh Kryesinë e partisë ku edhe pritet që të caktohet kandidati për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave do të vendoset menjëherë pasi të publikohet Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së LDK’së, Selim Kryeziu.

“Takimi është thirrur për në orën 14:00. S’ka ndonjë pikë të veçantë. Ta shohim nesër”, ka thënë Kryeziu.

Megjithatë ai pret që nesër LDK-ja të avancojë tutje dhe të caktojë emrin e kandidatit për kryeministër.

“Unë mendoj dhe shpresoj të caktohet. Kam kërkuar edhe ne mbledhjen e kaluar të mos vonohemi në këtë drejtim”, ka thënë Selim Kryeziu për Express.

Të shtunën kryeministri Avdullah Hoti ka deklaraur se LDK do të vendos brenda dy-tre ditëve për emrin e kandidatit për kryeministër. Edhe Agim Veliu të hënën ka treguar se shumë shpejtë LDK do të ketë emrin e kryeministrit.

Tre emrat që janë përfolur si të mundshëm për të fituar besimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së si kandidat për kryeministër, janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

Megjithatë as emri i Avdullah Hotit nuk përjashtohet si emër i mundshëm për pozitën e shefit të ekzekutivit.

Deri tani, Enver Hoxhaj i PDK’së ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.  Lëvizja Vetëvendosje pritet që me Kurtin t’i futet kësaj gare zgjedhore.

NISMA me shumë gjasë do të garojë bashkë me PDK’në në një koalicion parazgjedhor, meqë sot Limaj ka thënë se po e presin ofertën nga Enver Hoxhaj.

Vjosa Osmani me shumë gjasë do të kandidojë bashkë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhi Avdyli ka thënë se brenda kësaj jave do të sqarohet gjithçka./

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top