Në fshatin Seoc të Komunës së Leposaviqit eshtë raportuar për gjetjen e një mjeti shpërthyes, i cili me intervenimin e njësitit të KFOR-it mjeti është asgjësuar, njofton policia e Kosovës.
“Fshati Seoc, Leposaviq 22.10.2018-14:10. Raportohet se është vërejtur një mjet i pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i KFOR-it ka asgjësuar mjetin pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.