Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Sh. për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të pandehurit E.D. për vepër penale “Mashtrim i mbetur në tentativë” nga neni 335 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të KPRK-së.

Të pandehurit me këto veprime përkatësisht i pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm t ë dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barë.