fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ngritet aktakuzë ndaj Sami Kurteshit
30 March, 2022

Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), së shpejti pritet të dalë para gjykatës lidhur me akuzat se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor të vitit 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Kurteshit, të cilin e ngarkon se në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha, ashtu që të njëjtin e kapë për krahu duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” e shtynë nga mbrapa me dy duart, shkruan Betimi për Drejtësi.

Aktakuza rezulton të jetë përpiluar më 21 dhjetor 2021.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sami Kurteshi po akuzohet sepse më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha.

Aktakuza thotë se derisa i dëmtuari Berisha ishte duke iu shërbyer me kafe dhe pa vendosur maskë, fillimisht i pandehuri i drejtohet me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet, atëherë i pandehuri Kurteshi e kapë për krahu të dëmtuarin duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.

Me këtë, Kurteshi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulm” nga neni 184, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Ndryshe, më 25 gusht 2021 ishte raportuar se Policia e Kosovës (PK) ka nisur hetimet ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si i dyshuar se ka sulmuar një person.

”Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është një hetim për rastin “sulm” ”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, gjatë asaj dite ishte raportuar se Kurteshi ka pasur konflikt fizik me një punëtor të KQZ-së për shkak të mosbartjes së maskës.

Këtë gjë, Kurteshi e kishte mohuar duke thënë se raportimet e mediave janë gënjeshtra.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top