Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të vazhdojë interpelanca për çështjen e të pagjeturve.
Interpelanca për këtë temë u mbajt të premten që lamë pas por u ndërpre pas përplasjes verbale e fizike mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje për vdekjen e këngëtarit Ismet Peja.