fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Nisin hetimet në ndërmarrjen publike në Pejë, denoncohen krime financiare e shantazhe
28 January, 2022

Një denoncim i punëtores se ndërmarrjes Ambienti ne Pejë, që e ka marrë Insajderi, ngre dyshime për keqpërdorime te vazhdueshme financiare te bordit te kësaj ndërmarrje. Shantazhe e kërcënime. Dosja, sipas denoncuese është duke u hetuar ne Polici.

Afërdita Grapci, zyrtare kryesore e Financave dhe e Thesarit KRM AMBIENTI, në një deklaratë të dërguar Insaderit ka thënë se që prej marrjes së kësaj detyre, është kërcënuar vazhdimisht nga zyrtarët politikë pasi që ajo ka vërejtur keqpërdorimin e detyrës se këtyre zyrtarëve.

“Qysh nga fillimi i punës sime në vazhdimësi kam pasur pengesa në ushtrim të detyrës sime zyrtare nëpërmes te kërcënimeve te përcjellura nga disa te punësuar nga ana e tyre pa kurrfarë kriteresh. Kërcënimet kane qene te vazhdueshme qysh nga moment që  unë kam vërejtur keqpërdorimin e detyrës së tyre zyrtare si dhe mandatit te cilin Ligji iu jep.”, ka thënë Grapci.

Ajo ka thënë se këto kërcënime kanë filluar të shtohen pasi që i ka vërejtur shkeljet e Auditorit të Brendshëm kdhe kur në këtë ndërmarrje kishte ardhur një zyrtar nga Njësia e Krimeve të Renda Ekonomike.

“Kërcënimet dhe shantazhet ndaj meje kane filluar te shtohen me shume kur unë kam identifikuar shume te bëra jo ligjore nga ana e Auditorit te brendshëm si dhe nga ana e tyre , si dhe kur para tre muajsh ne ndërmarrje kane ardhur Zyrtar nga Njësia e Krimeve te Rënda Ekonomike për te hetuar raste te cilat iu janë dhëne nga Prokurori i Shtetit.”

Më tutje Grapci ka theksuar se që prej ardhjes zyrtarit nga Njësia e Krimeve të Rënda, nga ajo vazhdimisht është kërkuar të ndërhyjë në sistemin e ATK-së dhe të rregulloj një vepër penale që sipas saj ishte kryer nga auditor ii brendshëm.

“Qysh nga ajo dite tere kohen është kërkuar nga unë te mos bashkëpunojë me ta si dhe te rregulloje një vepër penale qe e ka bere auditori i brendshëm duke hyrë në sistem të ATK dhe duke ndryshuar deklarimet e bëra nga ana ime për Tatim të  Ardhurave Personale pa asnjë autorizim as nga ana ime e as nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv. Unë ne asnjë moment nuk iu jam bindur kërkesave te tyre gojore , gjithmonë duke iu kërkuar nga ana e tyre nje vendim me shkrim te cilin unë e ekzekutoje. Ai vendim kur nuk është marr nga ana e Bordit sepse përgjegjës janë ata për vendime ndaj Zyrtareve te Lartë, por ndodhi e kundërta.”, ka thënë Grapci.

“Unë erdha edhe një here te diskutoj me ty shoqërisht e pasi ti nuk po ndryshon tash do ti kesh pasojat”

Madje Grapci, ka deklaruar se në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e ATK-së. ajo ka marrë kërkesë edhe nga Kryesuesi i Komisionit të Auditimit Shpëtim Gashi , i cili i sipas saj i ka thënë ‘çështja e auditorit duhet të rregullohet për ndryshe do t’i kesh pasojat.

“Me date 31 dhjetor 2021 ne ora 11 kam pasur një telefonat nga ana e njërit nga anëtarët e Bordit I cili ka pozitën Kryesuesit te Komisionit te Auditimit , zt. Shpetim Gashi . Normal qe u takova dhe pas një bisede kinse si është gjendja ne ndërmarrje etj, menjëherë me ka thëne qe çështja e Auditorit duhet te rregullohet. Unë I kam kërkuar qe te kem një vendim me shkrim nga ana e tyre ne te kundërtën nuk do beje asnjë lëvizje mbes pran asaj çka kam thëne deri tani. Kur është ngritur qe te shkoj me ka thënë ‘Unë erdha edhe një here te diskutoj me ty shoqërisht e pasi ti nuk po ndryshon tash do ti kesh pasojat” ka thënë Grapci.

Sipas saj, mas mos pranimit të këtyre kërkesave, ajo u shkarkua nga pozita zyrtares kryesore të Financave dhe e Thesarit KRM AMBIENTI me arsye të qe sipas saj janë banale.

“Dhe ndodhi ajo çka kishin planifikuar. Më date 05/01/2022 Bordi I Drejtoreve kërkon nje takim me

shume pika te rendit te ditës dhe kërkesa nga ana ime e raporteve financiare te muajit Janar –Nëntor,

edhe pse kishin informata qe unë kam marr pushim me date 05 dhe 06/2022 pas shume kohesh,

Unë normal u lajmërova kërkesës se tyre dhe me date 06/01/2022 mbledhje është dashur te filloje ne ora 14 por ata nuk e filluan mbledhjen deri ne ora 14 e 26 minuta. Ne ketë mbledhje moren pjese vetem tre nga anëtaret e bordit Zt.Arton Muhaxheri si kryesues, Shpëtim Shala, Fisnik Ademi , Kryeshefi si anëtare i rregullt I Bordit dhe I vetmi me te drejta ekzekutive,Unë dhe sekretari I ndërmarrjes zt.Ylber Goska. Po sa filloj mbledhja dhe kryesuesi e lexoj piken e pare rendi i dites i cili u aprovua, zt.Fisnik Ademi e ndërpreu mbledhje dhe kërkojë nga unë dhe Kryeshefi te dalim per pese minuta jashte sepse kane vendosin te ndryshojnë diçka ne rend te ditës. Ne dolëm dhe posa kemi hyrë  ne zyrën e Kryeshefit qe te tre anëtaret u larguan nga ndërmarrja me një shpejtësi duke ia len ne dore sekretarit një zarf për mua. Ne mbetem te habitur dhe kur e hapem zarfin ata kishin marr nje vendim qe te me shkarkojnë mua nga pozita e ZKFTH për tri arsye banale. Sido qe te jete ata realizuan ate qe kishin ne plan edhe pse atyre iu skadon mandati me 31 Janar e unë kame kontrate edhe një vite e gjysme.”

“Unë krejt këto që i kam përmendur ia kam dhëne edhe Policisë  dhe jam intervistuar nga ta për 4 ore”, ka thënë Grapci për Insajderin.

Ajo ka konfirmuar në një bisede për Insjderin që denoncimet që ajo po i bënë është duke i hetuar Policia, dhe thotë që deri tash është ftuar si dëshmitare dhe se është takuar edhe me drejtues të ATK-së”.

“Unë jam takuar edhe me drejtues te ATK-se qe i kane derguar inspektoret e tyre per te verifikuar këto gjera”, ka thënë ajo.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top