Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka filluar faza e konsultimit dhe hartimit të dokumentit mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, kemi hapur linjë telefonike dhe email adresë. Për tu përfshirë në konsultime, informatat kontaktuese i gjeni të bashkëlidhura. Ekipet tona do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të ardhur te ju për t’ju inkuadruar në proces”, thuhet në njoftim. /Zëri