fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 January, 2021 19:22 LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID
  • 20 January, 2021 19:20 Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së
  • 20 January, 2021 19:18 Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës
  • 20 January, 2021 19:15 Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë
  • 20 January, 2021 15:40 Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës
  • 20 January, 2021 15:36 Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit
  • 20 January, 2021 15:17 GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin
  • 20 January, 2021 14:55 Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
  • 20 January, 2021 14:43 Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV
  • 20 January, 2021 14:38 Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Nisma akuzon anëtarët e VV-së në KQZ: “Po kërcënojnë, rinumërojnë e po vlerësojnë vet vota”
15 November, 2019

Pas vendimit të PZAP-së, KQZ ka urdhëruar QNR-në që të filloj me rinumërimin e 1472 kutive të votimit.

Siç edhe është e përcaktuar me ligj, partitë politike kanë të drejtë që të dërgojnë vëzhgues për të monitoruar këtë proces.

Ndërsa mbarëvajtja dhe administrimi i këtij procesi është obligim dhe detyrë e administratës së KQZ-së, Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se vazhdimisht janë duke përcjellë këtë zhvillim por kanë akuzuar VV-në për ndërhyrje në procesin e rinumërimit.

”Ne si parti politike, vazhdimisht jemi duke përcjellë këtë zhvillim dhe gjatë gjithë këtyre ditëve të rinumërimin, vëzhguesit kanë vërejtur shumë parregullsi dhe janë ballafaquar me presione të ndryshime nga anëtarët e LVV-së në KQZ. Ata kanë ndërhyrë edhe duke kapur fletëvotimet, për më tepër edhe duke vendosur se cilat nga ato fletëvotime janë të vlefshme apo të pavlefshme”.

”Prandaj, në bazë të raporteve ditore të vëzhgueseve tanë në QNR, përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, përkatësisht znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi vazhdimisht kanë ndërhyrë në tavolinat ku po bëhet rinumërimi i votave, duke kërcënuar dhe shantazhuar stafin dhe vëzhguesit e angazhuar në QNR. Të apostrofuarve më lartë nuk ju mjafton presioni mbi punëtorët e QNR-së dhe vëzhguesit e partive tjera, ata ndërhyjnë edhe fizikisht në fletëvotime”.

”Ndërhyrjet e vazhdueshme të znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi në tavolinat e rinumërimit për të dirigjuar se cila votë është e vlefshme apo e pavlefshme dhe presioni që po u bëhet vëzhguesëve dhe stafit të QNR-së është skandaloz dhe në kundërshtim me ligjin. Asnjë anëtar i KQZ-së nuk ka të drejtë të ndërhyjë në tavolinat e numërimit dhe aktivisht të angazhohet në rinumërim, e aq më tepër të marrin rolin aktiv të vlerësuesit të vlefshmërisë së votave. Gjatë këtij procesi, tash e disa herë ka ndodh ky veprim nga këta anëtarë të KQZ-së”.

Tutje Nisma Socialdemokrate thekson se gjatë ditës së enjte, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi kanë ndërhyrë në mënyrë aktive duke kërcënuar, duke rinumëruar e duke vlerësuar vota.

”Sipas raporteve të vëzhguesëve tanë, dje gjatë ditës, znj. Nazlie Balaj dhe z. Adnan Rrustemi kanë ndërhyrë në mënyrë aktive duke kërcënuar, duke rinumëruar e duke vlerësuar vota. Prezenca gjithëditore apo e shpeshtë brenda ditës e anëtarëve të KQZ-së është e pazakontë dhe sjellja e tyre e përshkruar më lartë në QNR është e paligjshme. Për më tepër, shqetësues është fakti se tanimë këta dy anëtarë të KQZ-së kanë qëndrime publike antiligjore dhe kanë qenë aktiv në deformimin dhe falsifikimin e rezultatit zgjedhor”.

”Prandaj, i bëjmë thirrje kryetares së KQZ-së, që të ndalojë urgjentisht ndërhyrjen e këtyre anëtarëve të KQZ-së në procesin e rinumërimit të votave. Duke ditur përgjegjësitë e qarta ligjore të anëtarëve të KQZ-së që janë të parapara me ligj,  ndërhyrja e çdo anëtari të KQZ-së në tavolinat e rinumërimit është presion, është intimidim, duke shfrytëzuar pozitën e tyre për të ndikuar ndaj punëtorëve të administratës, që janë përgjegjës për rinumërimin e votave, po ashtu është qëllim për të penguar vëzhguesit e partive politike për të kryer detyrën e tyre të paraparë me ligj”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID 20 January, 2021
  • Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së 20 January, 2021
  • Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës 20 January, 2021
  • Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë 20 January, 2021
  • Joe Bideni betohet si president: Kjo është dita e Amerikës 20 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top