fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 January, 2021 14:55 Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
  • 20 January, 2021 14:43 Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV
  • 20 January, 2021 11:56 E veshur tërësisht në të zeza, Ivanka Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
  • 20 January, 2021 11:51 Iggy Azalea mendon se për gjithë suksesin e saj i detyrohet nënës
  • 20 January, 2021 11:46 Apeli ia zbut dënimin Shukri Bujës
  • 20 January, 2021 11:44 12 vjet nga shndërrimi i TMK-së në FSK
  • 20 January, 2021 11:32 Shpallet konkursi për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
  • 20 January, 2021 11:29 Hoti: Qeveria do të ndajë paga shtesë edhe për arsimtarët
  • 20 January, 2021 11:21 Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputetë nga partia e saj
  • 20 January, 2021 11:19 Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Një javë pa takim Kurti – Mustafa, s’ka vendim për postin e presidentit
9 December, 2019

As sot nuk është paraparë që të mbahet takim në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të vendosur për koalicionin, kanë bërë të ditur për Gazetën Express burime brenda partive. Deri tash dy liderëve iu ka mbetur që të dakordohen vetëm për pozitën e presidentit, kusht ky i vendosur në tavolinë nga LDK-ja.

 

Sot janë bërë një javë nga takimi i fundit VV – LDK në nivel të liderëve, ku ishte thënë se do të finalizohet marrëveshja e koalicionit në mes të dy partive.

Hesapet ndryshuan kur Isa Mustafa ia prezantoi edhe një kush tjetër Albin Kurtit, pasi që të dy liderët fillimisht zgjodhën ministritë që do t’i takojnë secilës.

Derisa Mustafa zgjodhi i pari MPB-në, ministri që kishte qenë premtim elektoral i VV-së, ai tha se me Kurtin duhet të merren vesh edhe për presidentin që do të pasojë Hashim Thaçin, e që sipas kësaj marrëveshje duhet t’i takoj LDK-së.

Pikërisht ky kusht kishte qenë arsye se pse të hënën që lamë pas nuk u arrit marrëveshja e premtuar e koalicionit, që u tha se do të nënshkruhet 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kjo ‘mosmarrëveshje’ do të pasonte pastaj me akuza në distancë në mes të anëtarëve të të dy partive. U bë e ditur se as VV e as LDK-ja nuk kanë hequr dorë nga kushtet e tyre. LDK vazhdon të insistojë për presidentin, e nga VV-ja nuk duan që të bëjnë pazare me këtë temë.

Si rrjedhojë e kësaj, as sot nuk është paraparë takim në mes të dy liderëve, Albin Kurtit e Isa Mustafës. Nga LDK bile thanë se i takon VV-së që të thërrasë takimin e ardhshëm. Deri tani dihet se Kurti i ka shkruar Mustafës, e të dy partitë po tentojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin.

Në takimin e fundit, merret vesh se LDK-ja kishte zgjedhur fillimisht MPB-në, pastaj Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Planifikimit Hapësinor.

VV-ja ndërkaq, zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Drejtësisë.

Nuk dihet nëse këto ministri që thuhet se kanë zgjedhur liderët në takimin e fundit do të qëndrojnë të ndara njëjtë në mes të partive, edhe në takimin e ardhshëm që parashihet të mbahet në mes të Kurtit e Mustafës, e ku diçka do të vendoset edhe për postin e presidentit.

Kujtojmë që kanë kaluar 13 ditë prej kur KQZ ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Derisa LDK e VV po synojnë të formojnë koalicionin qeverisës, në çdo kohë mbetet në dorë të presidentit Hashim Thaçi që të thërrasë seancën konstituive./Express/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • Pamje nga vendi ku do të inaugurohet Bideni si president 20 January, 2021
  • Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve 20 January, 2021
  • Albin Kurtit dhe 46 të tjerëve s’u lejohet të garojnë në zgjedhje 20 January, 2021
  • Shkon në mbi 83 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Itali 20 January, 2021
  • Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV 20 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top