fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
  • 25 January, 2021 14:30 Lansohet Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë
  • 25 January, 2021 11:45 Parkingu me pagesë në Prishtinë, 10 policë do të dalin në terren
  • 25 January, 2021 11:30 “Syni babit”, Ledri mërzitet për vajzën pas vizitës në Kosovë
  • 25 January, 2021 11:21 Ian McShane beson se “John Wick: Chapter 4” do të xhirohet këtë vit
  • 25 January, 2021 11:08 Pacolli tregon se ka dhënë para për mbrojtjen e Thaçit në Hagë
  • 25 January, 2021 11:04 Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë paralajmëron reduktime të ujit në disa zona
  • 25 January, 2021 10:59 Serbia nuk e ndal fushatën për vaksinat, Petkoviq kapet me Rada Trajkoviqin
  • 25 January, 2021 10:52 “Haradinaj nuk ka më vend në politikë”, Time Kadrijaj – Abelard Tahirit: Ty të njeh Drenica mirë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Një përfaqësues permanent i Ministrisë së Diasporës – së shpejti në Berlin​
18 March, 2018

Zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Stutgardit në landin e Baden Vutenbergut ku jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë.

Gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave nga qytete të ndryshme mbajtur në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stutgard, ai i informoi për proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Diasporës në këtë moment, si dhe për planet në të ardhmen e afërt që pritet të jetësohen në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë sipas marrëveshjeve të nënshkruara.

“Shumë shpejt, ne do të emërojmë një person përfaqësues të Ministrisë tonë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, i cili do të merret ekskluzivisht me kërkesat dhe shqetësimet tuaja – pra do të jetë personi kontaktues për ju. Kjo do ta bëjë shumë të lehët edhe bashkëpunimin dhe komunikimin mes nesh”, tha Gashi.

Ministri po ashtu, në pyetjet rreth kartonit të gjelbër, tregoi se pagesa online që do të evitojë pritjet e gjata në kufi, është vetëm çështje javësh kur edhe do të fillojë së funksionuari, ndërsa është duke u punuar edhe në eliminimin e tërësishëm të kësaj pagese, por që si proces mund të merr kohë.

Në këtë land, Ministri Gashi ndaloi tek shkolla shqipe në Eppingen ku mori pjesë në hapjen e modulit të dytë të trajnimit për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në këtë land, e që modul është i certifikuar edhe nga enti shkollor i qytetit të Heilbronn.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Gashi u takua edhe me drejtoreshën e Shkollës ku po mbahet trajnimi, ndërsa përgëzoi mësimdhënësit për punën e tyre ndërsa porositi që të punohet sa më tepër më ndërgjegjësimin e prindërve dhe fëmijëve që të marrin pjesë në procesin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

“Jam i gëzuar që shoh se mësimdhënësit këtu së bashku me autoritetet gjermane kanë arrit këtë nivel të mësimit konsullor të gjuhës shqipe, dhe është tejet inkurajuese kjo që po e shoh”, u shpreh Gashi.

Në fund, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ndaloi edhe për vizitë te shkolla shqipe në Fellbach, dhe ishte prezent gjatë një ore të mësimit. Aty porosia ishte e shkurtë dhe e qartë për fëmijët: “Ju lutem, merreni ju të gjithë edhe nga një shoqe, shok tuajin dhe silleni në shkollë për të mësuar gjuhën, historinë, gjeografinë dhe kulturën e identitetin shqiptar”.

Diaspora gjermane është kontribuuesi më i madh në Kosovë më anë të remitancave të cilat arrijnë shumën e rreth 350 milionë EUR në vit, ndërsa po ashtu prin edhe me shumën e investimeve të bëra në Kosovë nga afaristët shqiptaro-gjerman.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve 25 January, 2021
  • Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja 25 January, 2021
  • Lansohet Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë 25 January, 2021
  • Greqia në alarm nga varianti i ri i COVID-19 25 January, 2021
  • VV dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të MASH dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top