Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali.
Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme moderatorja ka publikuar disa foto me motrën e saj, Mikelën nga aeroporti, pasi mesa duket Mikela do të largohet për disa kohë jashtë Shqipërisë. Në postim Dojna ka shprehur se sa shumë emocione dhe ndjenja të vërteta mund të gjesh në një vend si aeroporti, ku mes bashkimeve dhe ndarjeve mund të shikosh njerëz të lumtur dhe të trishtuar.