fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 21:06 Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së
  • 15 January, 2021 21:02 Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm
  • 15 January, 2021 20:58 Në fund të janarit vijnë vaksinat kundër COVID-19 për personelin shëndetësor
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Një person ka vdekur e mijëra të tjerë janë prekur nga gripi sezonal në Kosovë
13 January, 2020

Rreth 12 mijë persona janë diagnostikuar si të prekur nga gripi sezonal në Kosovë në javët e fundit. Nga ta një person i moshuar ka ndërruar jetë si dhe një tjetër është i hospitalizuar pranë Klinikës Infektive.  Por, ky numër nuk e kalon pragun epidemik, thonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E gjithë Kosova tashmë është kapluar nga virusi i gripit sezonal. Mijëra persona tashmë janë prekur nga ky grip. Nga ta një pacient ka gjetur vdekjen.

Detaje për të prekurit nga gripi dhe gjendjen ka thënë për Gazetën Express, drejtoresha e Kln8ikës Infektive të QKUK’së, Lindita Berisha. Ajo ka deklaruar se gjendja për momentin nuk është alarmante.

Sipas saj deri më tani në vendin tonë është shënuar një viktimë. I njëjti sipas doktoreshës kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Gjendja për momentin mund të them se nuk mund të quhet alarmante. Një person për momentin e kemi të hospitalizuar. Ndërkohë për fat të keq një person ka vdekur. Ai ka qenë një i moshuar i cili ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ndërkohë deri më tani të hospitalizuar në klinikën tonë kanë qenë shtatë persona”, i tha Expressit, Berisha.

E numri i madh i rasteve sipas zyrtarëve shëndetësor raportohet të jetë nga komuna e Prishtinës, pastaj nga ajo e Prizrenit dhe Podujevës.

Megjithëkëtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në matjet e fundit ka vënë në pas se që nga muaji tetor i vitit që e lamë pas e deri në dhjetorin e 2019’ës në këtë institut janë raportuar gjithsej 12 mijë e 331 raste të dyshimta me grip dhe 2 mijë e 40 raste me infeksion respirator akut.

Nga ky institucion shëndetësor thonë se në periudhën e gripave duhet të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Gjatë këtij viti, përkatësisht në muajin shkurt, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pati shpallur gjendje epidemike të gripit. Ndërkaq, nga muaji tetor i vitit 2018 deri në shkurt të vitit 2019, nga gripi patën vdekur 11 persona.

Viruset sezonale, sipas mjekëve, bëhen më agresive për shëndetin e njeriut kur ambienti është i papastër.

Kosova, aktualisht, është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtar në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë dhe ka cilësi të ajrit të pashëndetshme, e në disa ditë gjatë vjeshtës dhe dimrit, cilësia e ajrit bëhet e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së 16 January, 2021
  • Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve 16 January, 2021
  • 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit 16 January, 2021
  • VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta 16 January, 2021
  • PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, dhjetëshja e parë pa befasi 16 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top