Një qytetar është arrestuar në Lipjan, pasi kishte kërcënuar një komisionere në qendrën e votimit në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan.
Prokurori i Shtetit dhe Policia janë duke e intervistuar atë në stacionin e Policisë.
Semir Gashi, menaxher i qendrës së votimit në këtë gjimnaz, ka thënë për KOHËN se qytetari nuk i kishte përmbushur rregullat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe kishte ofenduar e shantazhuar komisioneren.
“Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.
Burime të konfirmuara brenda Policisë kanë thënë për Kohën se personi në fjalë është aktualisht duke u intervistuar dhe pritet pas pak të dërgohet në mbajtje.