Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në vendin e punës.
Siç bën të ditur policia, viktima derisa ishte duke punuar në vendin e punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjtë pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.