Daisy Ridley është rikthyer në rrjetet sociale pas një pauze shumëvjeçare.
Aktorja 29 vjeçare u kthye në platformën e Instagramit për të cilin vjet më parë nuk pati fjalë të mira.
“Statistikat që i lidhin ato (faqet e mediave sociale) me ankthin janë të tmerrshme”, tha Daisy në një intervistë vitin e kaluar. “Kam miq plotësisht të varur nga telefoni i tyre që kanë vuajtur nga ky problem”.
“Nuk dua të kthehem, por ndonjëherë mendoj për këtë, por e vërteta është se jo, nuk do të kthehem”, tha ajo.
Megjithatë, të hënën, më 4 prill, ajo u kthye.