Nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit janë të liruar nga pagesa e transportit publik.
Ky vendim ka hyrë në fuqi ditën e sotme.
Komuna e Prishtinës thotë se ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.