fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Nxënësit në Prishtinë paguajnë që të kenë sigurim në shkollë
29 September, 2018

Sipas Ligjit për Arsim Parauniversitar në Kosovë, Ministria e Arsimit, por edhe Komuna, obligohen të sigurojnë, ndër të tjerash edhe ambient të sigurtë dhe mirëqenien e nxënësve në shkolla, por në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë, nxënësit dhe prindërit e paguajnë vetë sigurimin e shkollës.

Me vendimin e Këshillit të Prindërve, ata paguajnë një shumë vjetore prej 5 eurosh, ndërsa të liruar nga kjo pagesë janë nxënësit me asistencë sociale dhe ata të cilët kanë ndonjë vëlla apo motër në shkollë.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i kësaj shkolle, Hilmi Reçica. Ai deklaron për kp, se kjo ndodhë meqë komuna nuk po e bën një gjë të tillë.

Reçica thotë se janë të obliguar të veprojnë në këtë mënyrë për shkak të sigurisë dhe këtë pagesë e quan ngarkesë për shkollën.

“Kemi pasë rast kur ka mbet nja dy-tre ditë shkolla pa sigurim, edhe për ato dy tre ditë kanë fillu meniherë të hyjnë brenda objektit të shkollës, kanë hy, po them huliganë, sepse s’e kemi ditë kush janë ata, edhe kanë sulmu nxanës në klasë, në prezencën e profesorit, profesori është ballafaqu fizikisht me ta derisa ka dalë përjashta. Atëherë, mendoj se profesori duhet të hyjë të mbajë orën e mësimit apo ta bëjë sigurimin brenda klasës. Kështu që, kemi qenë të detyrum, të obligum me ba edhe sigurimin e shkollës”, thotë Reçica.

Reçica po ashtu ka njoftuar që pagesat regjistrohen dhe kompanisë së kontraktuar i dorëzohen përmes bankës. Ai thotë se në rastet kur teprojnë të holla, shfrytëzohen për të plotësuar nevojat e nxënësve në shkollë.

Ndërkaq, në emër të nxënësve të shkollës, foli kryetari i kësaj shkolle, njëherësh matuarant, Agon Rexhepi. Thotë se nxënësit nuk kanë pse ta kryejnë këtë pagesë, por shtoi se do ta bëjnë një gjë të tillë nëse organet kompetente nuk u ofrojnë zgjidhje. Ai po ashtu deklaron se janë të kënaqur me punën e sigurimit, por që do të donte të kishin edhe detektorë që do të mund të identifikonte nëse nxënësit do të bartnin armë ose mjete të tjera të rrezikshme.

“Esenca jonë nuk është që me hek sigurimin e shkollave, se na e shohim bajagi të nevojshëm me pasë shkolla një sigurim ose një rojtar që sadopak, domethënë me mënyrat që i kanë dhe që i posedojnë ato mjete, me kontrollu ose me mujt me mbajt njëfarë sigurie në shkolla. Po esenca është që me i tregu organeve kompetente dhe njerëzve kompetentë që na e dimë që nuk është përgjegjësi e jona. Domethënë, tash në rast që për shembull DKA-ja ose Ministria nuk kishin me arritë me ba një zgjidhje për sigurimet nëpër shkolla, sipas mendimit tim, kish me qenë skandal prej anës tyne”, pohon Rexhepi.

Kp ka kontaktuar në MAShT drejtorin e Departamentit për Politikat e Arsimit Univeristar, Alush Istogun, i cili përmes telefonit, ka thënë se këto detyra i takojnë Drejtorisë së Arsimit. Megjithëse, te Ligji për Arsim Parauniversitar edhe MAShT-i obligohet të sigurojë ambient të sigurt dhe mirëqenie për nxënësit dhe stafin në institucionin arsimor.

Kurse drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, thotë se komuna e Prishtinës nuk ka pasur fonde të mjaftueshme, prandaj e ka lejuar një gjë të tillë.

Ai tregon se ky problem është zvarritur për vite me radhë dhe ka njoftuar se tashmë janë në prag të themelimit të një kompanie publike e cila do të merret me sigurimin e ndërtesave të shkollave.

“Kur është në pyetje sigurimi i fëmijëve, ne lejojmë edhe asi zgjidhje të përkohshme, që prindërit të organizohen vetë, të paguajnë një sigurim simbolik, për arsye se komuna nuk ka pas fonde… Si komunë do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që këtë sigurim ta paguajmë ne, fundi i fundit, kryetari i komunës e ka paraqitë projektin e vetë për formimin e një kompanie publike e cila merret me sigurimin e ndërtesave dhe me punëtorë teknik. Pra të gjithë punëtorët teknik do të jenë të punësuar në atë kompani dhe do t’i shërbejnë shkollave”, deklaron Salihaj.

KP ka provuar të kontaktojë edhe Këshillin e Prindërve për t’u njoftuar me vendimin e tyre për këtë vit, por sipas informacioneve nga shkolla, Këshilli i sivjetshëm ende nuk është zgjedhur.

Ndërkaq, janë kontaktuar edhe drejtorët e shkollave të tjera të mesme të Prishtinës, në lidhje me atë se a kanë sigurim dhe kush e paguan. Sipas të dhënave, del që shkollat e mesme të së njëjtës komunë, sigurimin e shkollës e kryejnë në forma të ndryshme.

Në shkollën “Sami Frashëri”, “Ahmet Gashi”, “Xhevdet Doda”, “Eqrem Qabej” dhe “Gjin Gazulli”, drejtorët kanë konfirmuar se kanë sigurim dhe atë e paguajnë nxënësit me vendimin dhe pëlqimin e Këshillit të Prindërve.

Ndërsa në shkollat profesionale “28 Nëntori”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “7 Shtatori” dhe “Abdyl Frashëri”, drejtorët përkatës kanë thënë se shkollat nuk kanë ndonjë kompani të kontraktuar për sigurim, por këtë detyrë e kryen personeli i shkollës.

E në shkollën “Prenk Jakova” dhe Gjimnazin Matematikor, rojet që kujdesen për sigurimin, i paguan komuna e Prishtinës. Këtë e kanë thënë vetë drejtorët, kurse në medresenë “Alauddin”, sigurimin e paguan Bashkësia Islame e Kosovës./21 Media

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top