Çifti Pëllumb dhe Celike Greku janë nxjerrë të pajetë në orën 10:00 të kësaj të mërkure në Thumanë.
Ata janë prinderit e Sajmir Grekut, 26 vjeçarit që u nxorr një ditë më parë i gjallë por që për fat të keq u nda nga jeta këtë të mërkurë në mëngjes në spitalin e Traumës.
Në total, bilanci shkon në 29 të vdekur dhe mbi 650 të plagosur duke përfshirë këtu edhe Hajredin Çupin që po tentohet të nxirret, raporton Vizion Plus.