fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
OAK letër Avdullah Hotit: Ndihmoni bizneset se janë duke falimentuar
4 February, 2021

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) iu është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

OAK kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM – së,  në mënyrë që mos të vie deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Kryeministrit Hoti.

“Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njejtit i kemi përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave”

Komunikata e plotë:

OAK letër kryeministrit ne detyrë: Ndihmoni bizneset se janë duke falimentuar

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, së paku deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM – së,  në mënyrë që mos të vie deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Kryeministrit Hoti.

Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njejtit i kemi përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave.

Në përgjigjen që kemi pranuar nga KPMM thuhet që:

“Për shkak të pandemisë Covid-19, ndërmarrjeve nuk i është kërkuar nga KPMM-ja vendosja e rrethojave deri më datë 01.01.2021, pas këtij përjashtimi KPMM-ja nuk mund të lejoj afat shtesë për vendosjen e rrethojave dhe sinjalizimit tek ndërmarrjet e licencuara, dhe jemi të obliguar që të i zbatojmë dispozitat ligjore të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave”

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2019 përcaktohen katër forma të rrethojave, të cilat janë të skicuara në shtojcat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi.

Sipas nenit 9, paragrafi 2 të këtij Udhëzimi parashihet që “Bartësitë e licencës/lejeve janë të obliguar që të bëjnë rrethimin dhe sinjalizimin e zonës së licencës/lejes më së largu deri më dt. 01.09.2020.

Bizneset e sektorit minerar i kanë të rrethuara hapësirat edhe para hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019, mirëpo jo sipas standardeve të reja të parapara nga KPMM. Andaj,   duke ditur se aktualisht jemi në situatë pandemie  kërkohet mirëkuptimi nga ana juaj, ashtu që të ju lejohet një afat prej disa muajve, deri sa bizneset të rimarrin veten.

Njëkohësisht, ky Udhëzim po pengon bizneset e këtij sektori të përfitojnë lirimin nga renta minerare, i cili parashihet në nenit 14 të Ligjit 07/L- 016 për Rimëkëmbje Ekonomike  nga  Covid -19, pasi që aktualisht standardet e përcaktuara në këtë UA nuk i plotësojnë një pjesë e konsiderueshme e bizneseve.

Duke pasur parasysh kufizimet të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës së pandemisë dhe efektit që ajo ka pasur deri më tani, Oda e Afarizmit të Kosovës, në emër të bizneseve anëtare të sektorit minerar kërkon që ky afat të shtyhet deri në kalimin e pandemisë dhe emërimin e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që së bashku të krijohet një grup për përcaktimin e kushteve të reja për rrethoja.

Bizneset gjatë takimeve shprehën shumë pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi Administrativ, pasi që ka kosto shumë të lartë financiare dhe nuk është berë në koordinim paraprak me bizneset, thuhet ne letrën e OAK-së dërguar Kryeministrit në detyrë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Palmer: Ambasada e SHBA’së është dhe do të mbetet në Jerusalem 6 March, 2021
  • Gjashtë të vdekur dhe 592 raste me COVID-19 në Kosovë 6 March, 2021
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top