fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:01 Ish-ministri serb vazhdon të rrëfejë se si u ndalua të hynte në Kosovë të shtunën: Një burrë qeshte
  • 18 January, 2021 11:26 Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë
  • 18 January, 2021 11:21 Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 18 January, 2021 11:13 Lista e LDK’së pëson ndryshime
  • 18 January, 2021 11:05 Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkolla
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 16 January, 2021 22:16 VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
O’Connell :Është në interes të Kosovës që njerëz profesionist të vendosen në krye të institucioneve
24 August, 2018

Nepotizmi dhe fakti,  që njerëz joprofesional vendosen në pozita drejtuese, e të cilët nuk punojnë në të mirë të Kosovës, por i kthejnë favore grupeve apo personave që i kanë vendosur aty, ka të bëjë me humbjen e individëve profesional, degradim të institucioneve dhe që Kosova të mbetet mbrapa. Kështu ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, pas nënshkrimit të marrëveshjes s[ mirëkuptimit  me kryeministrin e  vendit Ramush Haradinaj,  marr[veshje kjo ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar,  për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.  O’Connel me këtë rast ka thënë se Kosova ka shumë kuadro të përgatitur, të cilëve duhet tu ipet mundësi, raporton Informatat.com.

“Ne mund të iu ndihmojmë, por sfida për të vendosur njerëz të pavarur dhe meritokratik dhe profesional në krye të institucioneve sidomos në fushën sensitive, do të ketë sukses nëse qeveria mediat dhe qytetarët, punojnë drejtë arritjes së këtij qëllimi. Kjo është në interes të Kosovës. Ky projekt siguron që vetëm njerëzit më meritor, të mund të kalojnë fazat e rekrutimit. Emërimi pastaj bëhet nga Qeveria ose Kuvendi. Suksesi i këtij projekti, do të jetë sukses i Kosovës dhe dështimi i këtij projekti do të jetë dështim i Kosovës”, ka thënë O’connell.

Ndërsa ka folur me ecurin e këtij procesi deri tani, duke thënë se nuk ka qenë perfekt, por më i mirë se ata kishin menduar në fillim.

“Rezultati nuk është perfekt, por dorën në zemër më mirë se sa kemi menduar në fillim. Prandaj ia vlen ta vazhdojmë me këtë sfidë. Deri më tani 12 procese kanë rezultuar me emërimin e personave më meritor. Pesë procese kanë përfunduar mirë, por nuk kanë rezultuar me emërim. Një ka pasur emërim të pjesshëm të kandidatëve më meritor dhe disa të tjerëve që nuk kanë qenë meritor. Mirëpo i kemi dhe tri raste ku janë emëruar  persona, që nuk i kanë përmbushur kriteret, në kundërshtim me rekomandimet për kandidatët më meritor”, tha ai.

E kryeministri Ramush Haradinaj tha se në disa raste, mund dhe të mburren me rezultatet e arritura në këtë drejtim.  Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se po vazhdohet partneriteti me Britaninë e Madhe, si shtet mik i Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj, tani edhe duke përkrahur objektiven e kësaj Qeverie për fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.

 

“Përmes një partneri implementues britanik, ambasada ka ndihmuar në kthimin e besimit në organet publike, por edhe rekrutimin në pozita të larta të shërbimit civil – duke parandaluar nepotizmin dhe duke konsoliduar transparencën, meritokracinë dhe qeverisjen e mirë”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se deri më tani janë gjithsej 21 pozita të larta drejtuese të realizuara përmes partneritetit me Ambasadën Britanike për dy vitet e fundit.

 

Kryeministri Haradinaj tha se ky proces do të vazhdojë edhe më tutje me listën e re me gjithsej 22 pozita, të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme.

 

“Jemi me fat që ekspertizën shumëvjeçare britanike e kemi dhuratë dhe këtë duhet ta çmojmë dhe nderojmë me punë të mirë dhe të ndershme. Vetëm në këtë mënyrë nderojmë veten, atdheun dhe miqtë e vjetër të Kosovës, siç është Britania e Madhe”, tha kryeministri Haradinaj./Informatat.com/

 

 

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur 18 January, 2021
  • Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID 18 January, 2021
  • Miratohet udhëzuesi për trajtim me terapi mbështetëse të pacientëve me COVID-19 18 January, 2021
  • Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse 18 January, 2021
  • Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik 18 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top