fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 January, 2021 13:50 Artistja shqiptare renditet në vend të parë nga ICMA në kategorinë e muzikës vokale
  • 21 January, 2021 13:40 Brenda vilës luksoze të Kylie Jenner
  • 21 January, 2021 13:35 Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm
  • 21 January, 2021 13:32 Jennifer Lopez sjell imazhe nga prapaskenat e inaugurimit
  • 21 January, 2021 13:26 Reagon KMDLNJ: Të mbrohet pavarësia e KQZ’së, kaosi u shkaktua nga Gjykata Kushtetuese
  • 21 January, 2021 13:14 IKD: E papranueshme gjuha kërcënuese e përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese
  • 21 January, 2021 13:11 Hoti i shkruan telegram urimi Bidenit: Jam i përkushtuar për t’u bërë bartës i stabilitetit
  • 21 January, 2021 12:39 Rihanna festoi Inaugurimin e Joe Biden me një post interesant
  • 21 January, 2021 12:36 Dukagjin Lipa flet për planet e Dua Lipës dhe festivalin “Sunnyhill”
  • 21 January, 2021 12:34 Më në fund Milik largohet nga Napoli
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
OEK dhe OEAK, Zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i qeverisë
24 March, 2018

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Amerikane të Kosovës, kanë mbajtur sot konferencën për media, ku trajtuan aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë, e në veçanti sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vend. Të dy odat kërkuan që pas këtij ngërçi 3 vjeçar prioritet i qeverisë të jetë zhvillimi ekonomik i bazuar në partneritetin publiko -privat.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se gjatë këtyre tri viteve të ngërçit politik ekonomia e Kosovës ka pësuar humbje në shumë dimensione. Ai tha se tani është urgjente që të avancohet partneriteti publiko-privat.
”Janë tri vite të humbura dhe në këto tri vite ekonomia e Kosovës vërtet ka pësuar humbje në shumë dimensione. E them këtë sepse përveç pasojave politike e integruese ka ndikuar që edhe qytetarët të ikin nga vendi. Tani është një momentum i ri, është kohë urgjente për avancim të partneritetit publiko- privat, që institucionet të bashkëpunojnë me sektorin privat në mënyrë që të promovohet një frymë e re që ekonomia dhe zhvillimi ekonomik të jetë prioritet i Qeverisë për të ardhmen”
Ai foli edhe për problemet që po kalon Kosova sa i përket furnizimit me energji elektrike për cka tha se me këtë gjendje është e pa mundur të flitet për investime të huaja direkte.
“Nuk ka më arsyetim institucional që kinse rryma nuk po paguhet sepse qytetarët po e kryejnë obligimin e tyre por edhe më tutje po përcillen nga terri. Për shkak të kësaj gjendje prodhimet kosovare që në start do të jenë për 13 për qind më të shtrenjta se konkurrenca”, tha Gërxhaliu

Nga ana e tij, kryetari i OEAK, Arian Zeka, shprehu shqetësimet e komunitetit të biznesit sa i përket dialogut publiko- privat për çka tha se është parë një përkeqësim i gjendjes.
“Dua të shpreh shqetësimin e komunitetit të biznesit për sa i përket zhvillimit të dialogut publiko- privat. Ne besojmë që ka pasur një përkeqësim në këtë aspekt dhe këtë e themi duke u bazuar në disa fakte duke qenë që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik këtë mandat të qeverisë është mbledhur vetëm një herë dhe atë pa rezultate”,

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimet mbi plotësim- ndryshimin e Ligjit për Shoqëri Tregtare i cili në mënyrë arbitrare obligon shoqëritë aksionare të aplikojnë kuota gjinore në bordet e tyre. Sipas tij ky Ligj është antikushtetues dhe duhet të kthehet prapë në Kuvend të Kosovës nga Presidenti i vendit.
“Një argument tjetër po aq i fuqishëm sa i përket dialogut publiko privat është edhe Ligji i fundit për Shoqëri Tregtare i cili në dëgjimin e dytë në Kuvend, në mënyrë të paprecedent deri më tani ndryshon me një propozim i cili hidhet aty për aty në séance, dhe arriti të marr aprovimin e deputeteve të kuvendit i cili në mënyrë arbitrare vendos kuota për sa i përket përfaqësimit gjinorë në shoqëritë aksionare.
Zeka tha se ky ligj gjithashtu do të ketë ndikim negativ në tërheqjen e investimeve të huaja. “Ky ligj do të ketë ndikim negativ në aspektin e tërheqjes së investime të huaja direkte. Këto dispozita ne i konsiderojmë antikushtetuese dhe kemi kërkuar nga presidenti që këtë Ligj ta kthej në Kuvend”.
Ne gjithashtu kërkojmë fuqizimin e funksionimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës sepse skandali e fundit me importin e mishit me afat të skaduar, besojmë që është treguesi më i mirë i punës jo të mirë dhe joefikase të kësaj agjencie.
Të dy odat kërkuan nga bizneset dhe qytetaret të jenë më aktiv për denoncimin e rasteve të tilla.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit
21 January, 2021

Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes

Lajmet e fundit
  • Artistja shqiptare renditet në vend të parë nga ICMA në kategorinë e muzikës vokale 21 January, 2021
  • Ademi është pritur sot nga presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë 21 January, 2021
  • Google dhe botuesit francezë nënshkruajnë marrëveshje rreth të drejtave autoriale 21 January, 2021
  • Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit 21 January, 2021
  • Brenda vilës luksoze të Kylie Jenner 21 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top